Panorama (Albania)

Arrestohet nëna 18- vjeçare, braktisi fëmijët në Tiranë

-

TIRANE - Një nënë vetëm 18 vjeçe është arrestuar të dielën nga Policia e Tiranës, pasi ishte në kërkim për braktisje të fëmijëve të mitur. E arrestuara është Adelina D., e cila është ndaluar nga shërbimet e Komisariat­it Nr. 3. Ajo është nënë e dy fëmijëve, 1 dhe 2 vjeç, të cilët i kishte braktisur prej më shumë se një muaji. Policia ka bërë me dije se ka qenë bashkëshor­ti i saj, 30- vjeçari me inicialet M. D., që denoncoi largimin e saj nga banesa më datë 4 maj të këtij viti, duke pretenduar se e shoqja ishte larguar jashtë Shqipërisë. Menjëherë pas kallëzimit, Policia nisi procedim penal me akuzën "braktisje e fëmijëve të mitur", dhe shpalli në kërkim 18- vjeçaren Adelina D. Nga verifikime­t rezultoi që ajo e kishte kaluar kufirin një ditë pas denoncimit të të shoqit, në drejtim të Italisë. Vetë e arrestuara ka pretenduar në Polici se ishte larguar nga banesa për shkak të dhunës së bashkëshor­tit, edhe pse nuk e kishte denoncuar asnjëherë. Ndërsa kishte punuar jashtë vendit në mënyrë që të siguronte para për fëmijët e mitur dhe qëllimi i saj ishte të kthehej sërish. Megjithatë, ky pretendim i saj është refuzuar nga bashkëshor­ti, i cili ka deklaruar në Polici se nuk e ka dhunuar në asnjë rast, as atë as fëmijët. I shoqi i gruas, i cili bëri edhe denoncimin e ngjarjes, mësohet se është shprehur se largimi i saj nga banesa i ka kushtuar edhe vendin e punës, pasi është detyruar të qëndrojë në shtëpi me fëmijët e mitur. "U arrestua shtetasja në kërkim, Adelina D., 18 vjeçe, pasi shtetasi M. D., 30 vjeç, kishte bërë kallëzim më 4 maj për largimin nga banesa të bashkëshor­tes së tij, e cila kishte braktisur fëmijët e saj të mitur", tha Policia në njoftimin zyrtar. Nëna 18vjeçare rrezikon deri në 3 vjet burgim, për akuzën "braktisje e fëmijëve të mitur", parashikua­r nga neni 124 i Kodit Penal. Kjo vepër e cila është përhapur ndjeshëm gjatë viteve të fundit në Shqipëri, parashikoh­et si krim dhe ka një marzh të lartë dënimi me heqje lirie, pikërisht me qëllim parandalim­in e saj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania