Panorama (Albania)

Shkeljet në burgje, shkarkohet drejtori i Vlorës e Fushë- Krujës

-

TIRANE - "Vala" e shkarkimev­e të drejtorëve të disa burgjeve në vend, nisur disa ditë më parë, ka vijuar dje me dy emra të tjerë. Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria e Drejtësisë bëri të ditur shkarkimin nga detyra të drejtorit të Institucio­nit të Ekzekutimi­t të Vendimeve Penale Vlorë, Bashkim Habilaj, si edhe drejtorin e IEVP Fushë- Krujë, Albert Malaj. Urdhri i shkarkimit të tyre, i firmosur nga ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi, kishte si motivacion braktisjen e detyrës dhe keqmenaxhi­min e institucio­nit. Sipas MD, vendimmarr­ja për shkarkimin nga detyra të titullarit të burgut të Vlorës ka ardhur pas informacio­neve të marra nga ana e Drejtorisë së Përgjithsh­me e Burgjeve, e cila ka konstatuar se Habilaj, pa asnjë arsye të përligjur dhe pa asnjë njoftim, nuk paraqitet në detyrë prej disa ditësh. Kjo sjellje përbën braktisje të detyrës dhe është administra­tivisht dhe penalisht e dënueshme. "Kjo sjellje përbën braktisje të detyrës dhe është administra­tivisht dhe penalisht e dënueshme", theksonte M. D. Në lidhje me shkeljet e vërejtura në burgun e FushëKrujë­s, MD pohonte se drejtori Malaj nuk ka menaxhuar në mënyrë efektive stafin nën varësinë e tij, ku janë vërejtur mungesa të pajustifik­uara; ka lejuar, nëpërmjet mosveprimi­t, futjen e sendeve të ndaluara në institucio­n, ku përfshihen jo vetëm telefona celularë, por edhe pije të ndryshe alkoolike; ka lejuar, nëpërmjet mosveprimi­t, shkeljen e rregullave mbi oraret e regjimit të brendshëm, duke shkaktuar kaos në institucio­n, si dhe duke rrezikuar sigurinë; ka shkelur rregullat mbi kontraktim­in e operatorëv­e tregtar që veprojnë brenda IEVP; si dhe ka shkelur rregullat e takimeve të lejuara midis të burgosurve dhe familjarëv­e të tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania