Panorama (Albania)

Humbi gishtat me kapsollë, i heqin KEMP- in pas 18 vitesh

Nëna e 26- vjeçares: Vajza nuk është e aftë të bëjë punë

- SARANDE/ SHPRESA DINE kur ishte ende fëmijë) Djathtas)

Humbi pesë gishta si pasojë e një shpërthimi të një kapsolle kur ishte 8 vjeçe, i heqin pagesën e KEMP- it pas 18 vitesh.

Kështu vendosi komisioni epror i caktimit të paaftësisë për punë në Tiranë për 26- vjeçaren Eliana Loli, banore e fshatit Fitore, Bashkia Finiq. Ashtu si edhe për invalidë të tjerë, mjekët e Sarandës e drejtuan 26vjeçaren Loli në komision përkatës të kryeqyteti­t, procedurë të cilën ajo e ka ndjekur çdo vit. Por ndryshe nga vitet e mëparshme, ku mjekët kanë konstatuar paaftësinë e saj për të punuar, këtë vit komisioni nuk e pajisi përsëri Elianën me të drejtën për të përfituar pagesën e përcaktuar të invalidite­t. Atë e vlerësuan invalide, por pa grup. Këtë e denoncon të padrejtë Eftihia, nëna e vajzës, e cila jeton me të ardhura të pakta. Sipas saj, e bija aksidental­isht ka humbur nga pesë gishta nga të dyja duart. Kjo e bën shumë të vështirë jetesën e 26- vjeçares. Deri një muaj më parë, ajo kishte statusin e invalidit dhe merrte një pagesë. Nëna e saj kërkon të vihet drejtësi dhe t'i jepet së bijës pagesa që ka marrë për 18 vite me radhë, pasi, sipas saj, vajza nuk është e aftë për punë dhe askush nuk do ta punësonte në atë gjendje.

Znj. Eftihia, si ka ndodhur ngjarja kur vajza juaj humbi gishtat e dorës duke mbetur kështu invalide dhe e paaftë për punë?

Ngjarja e rëndë vajzës i ka ndodhur në vitin 1999, pra 18 vjet më parë, kur ajo ishte vetëm 8 vjeçe. Doli në rrugë asokohe, si gjithë fëmijët e tjerë. Duke lëvizur gjeti një kapsollë. Ishte fëmijë dhe e mori në dorë duke mos e ditur se çfarë ishte dhe se kjo i rrezikonte jetën. Vajza nisi të luajë me të dhe fatkeqësis­ht i shpërtheu në duar. Ashtu të mbytur në gjak e mora dhe e çova për ta mjekuar në spitalin e Janinës. Ndenjëm shumë në spital. Edhe kur doli nga spitali, herë pa here shkonim sërish për vizita ku mjekët shihnin se si ecte mjekimi i duarve të vajzës.

Ka humbur të gjithë gishtat e dorës?

Nga dora e majtë ka humbur tre gishtat e parë, gishtin tregues dhe atë të dytë e të tretë. Ndërsa nga dora e djathtë ka humbur dy gishta, gishtin tregues dhe atë të dytë. Kur është përcaktuar nga komisioni përkatës vajza si invalide? Invalidite­ti ka nisur tre muaj pas aksidentit, pra në mars 1999. Fillimisht ka marrë 6 mijë lekë, ndërkohë që vitet e fundit merrte 9700 lekë. Edhe në vitin 2005- 2006 shkoi në Tiranë dhe i dhanë të drejtën e invalidit duke e vlerësuar të aftë për grupin e invalidite­tit. Deri më 31 mars 2017, vajza e ka marrë pagesën e invalidite­tit. Që nga kjo datë nuk ka marrë pasi komisioni epror i caktimit të paaftësisë për punë në Tiranë e ka vlerësuar invalide, por pa grup.

Po mjekët e komisionit të Sarandës çfarë thonë?

Mjekët e komisionit në Sarandë na thonë se të takon ta marrësh. Ata e dinë gjendjen e vajzës sime.

A i ka aktive duart vajza? Është në gjendje të manovrojë, apo të bëjë punë me to?

Me shumë vështirësi. Mjeku i ka thënë që pesha nuk do të ngresh dhe në dimër duhet që t'i mbash të mbështjell­a, pra t'i ketë në të ngrohtë. Ajo ka mbaruar në Janinë shkollën e mesme për kompjuter, dietologji dhe edukatore. Ka shkuar në shkollë duke qenë në çdo moment me duart të mbuluara nga sikleti, por edhe se i vinte turp t'i tregonte ato.

Si e kalon kohën Eliana, me çfarë merret në shtëpi?

I kemi marrë një laptop dhe me atë merret ashtu me vështirësi.

Çfarë apeli keni për zgjidhjen e shqetësimi­t që keni?

U bëj apel institucio­neve për zgjidhjen. Kjo është e drejta, nuk dua të më falë askush lëmoshë. Këto komisionet mjekoligjo­re nuk bien me këmbë në tokë të besojnë atë që vuan, jo vetëm nga mungesa e gishtave, por edhe nga sikleti për të mos u përballur me askënd, se i vjen turp t'i shohin duart.

 ??  ?? Në foto: Eliana Loli ( me duart e dëmtuara nga kapsolla. ( Eftihia Loli, nëna e 26- vjeçares
Në foto: Eliana Loli ( me duart e dëmtuara nga kapsolla. ( Eftihia Loli, nëna e 26- vjeçares
 ??  ??
 ??  ?? Makina e djegur në Vlorë
Makina e djegur në Vlorë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania