Panorama (Albania)

Digjet natën në Vlorë "Toyota" e një gruaje: S'kam konflikte

-

VLORË - Një automjet është shkrumbuar plotësisht nga flakët në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Pavarësia" të këtij qyteti ku, sipas policisë, makina në pronësi e shtetases me inicialet O. H. ndodhej e parkuar pranë banesës së saj. Flakët janë përhapur rreth orës 02: 35 të së hënës, pranë një pallati në lagjen "Pavarësia", në brendësi të një blloku banimi. Pavarësish­t njoftimit të zjarrfikës­es, ajo nuk ka mundur dot të bëjë asgjë. Automjeti është djegur plotësisht, ndërsa informacio­net e para nga policia kanë saktësuar se bëhet fjalë për një ngjarje ak- sidentale. Policia ka arritur paraprakis­ht në këtë përfundim pasi dyshohet se flakët janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Gjithsesi grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të zjarrit që përfshiu automjetin tip "Toyota" me targa AA 635 EI. Sipas informacio­neve të policisë, mësohet se poseduesja e automjetit nuk rezulton të ketë pasur konflikte me ndonjë person. Edhe gjatë dëshmisë së dhënë në Komisariat­in e Policisë Vlorë, pronarja e automjetit, shtetasja O. H., ka deklaruar se nuk ka probleme me askënd që mund të ketë sjellë edhe djegien e automjetit dhe nuk mendon që zjarri mund të jetë nga faktorë të jashtëm. Po ashtu nga hetimet e para të policisë, nuk është konstatuar asnjë indicie për zjarrvënie të qëllimshme. Dhe për këtë arsye, sipas uniformave blu, gjithçka mund të ketë ardhur për shkaqe aksidental­e. Gjithsesi, policia nuk përjashtoi as vënien e flakës nga persona të tjerë për motive që ende nuk mund të saktësohen. Ndonëse e zonja e mjetit e ka mohuar ngjarjen si të qëllimshme, policia bëri të ditur se janë duke hetuar edhe në këtë pistë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania