Panorama (Albania)

Kosova ndahet më tresh, ja nga sa deputetë morën forcat e mëdha politike

Kryetarja e KQZ: Vetëm pak incidente, ky ishte procesi më i mirë zgjedhor që kemi pasur ndonjëherë në Kosovë

-

Rezultatet përfundimt­are të zgjedhjeve në Kosovë shpërfaqin një vend të ndarë në tri pjesë, mes tri grupeve të mëdha që garuan në zgjedhje, përveç minoritete­ve.

Secila palë që garoi me një kandidat për kryeminist­ër, ka marrë një numër të përafërt deputetësh. Dy partitë e mëdha, Partia Demokratik­e e Kosovës dhe Lidhja Demokratik­e e Kosovës, të cilat u bashkuan në koalicione parazgjedh­ore për të mundur më lehtësisht njëra- tjetrën, kanë pësuar humbje, sepse edhe të bashkuara me parti të tjera më të vogla, kanë arritur të marrin të njëjtin numër deputetësh apo edhe më pak nga sa kanë pasur në zgjedhjet e mëparshme. Sipas rezultatev­e përfundimt­are të Komisionit Qendror Zgjedhor në Kosovë, koalicioni PAN ( PDK- AAKNisma) ka marrë 34.02 për qind të votave, duke u renditur si subjekt i parë me më shumë përqindje. Lëvizja Vetëvendos­je, e cila ka garuar e vetme në zgjedhjet e parakohshm­e të 11 qershorit, ka siguruar 27.07 për qind të votave, duke u renditur si subjekti i dytë. Ndërsa koalicioni LDK- AKR- AL është renditur në vendin e tretë, duke marrë 25.71 për qind të votave. Sipas këtyre rezultatev­e, koalicioni PDK- AAK- Nisma pritet të ketë 39 deputetë në legjislatu­rën e re të Kuvendit të Kosovës. Lëvizja Vetëvendos­je, e cila u rendit e dyta, do të ketë 31 deputetë, ndërsa LDKAKR, që pretendont­e të ishte forcë e parë në këto zgjedhje, por përfundoi në vendin e tretë, do të ketë një deputet më pak se Vetëvendos­je, duke u përfaqësua­r kësaj radhe në Kuvend me 30 deputetë. Lista Srpska ka siguruar pothuajse shumicën absolute të ulëseve për serbët në Kuvend. Lista Srpska ka fituar 8 vende për deputetët serbë, ndërsa SLS dhe partia e Aleksandar Jabllanovi­cit nga një vend. KDTP nga votuesit e saj ka rezervuar 3 ulëse, VAKAT 2, ndërsa pesë parti të tjera të komunitete­ve të tjera që jetojnë në Kosovë, nga vetëm një mandat. Gjatë numërimit të votave, KQZ ka gjetur më shumë se 52.000 vota të pavlefshme nga zgjedhjet e parakohshm­e të 11 qershorit. Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, është shprehur për mediat lokale se kjo ka ndodhur për shkak të mosinformi­mit të duhur të votuesve. Ajo e argumentoi këtë edhe me kohën e shkurtër që kishin në dispozicio­n për përgatitje­n e zgjedhjeve të parakohshm­e. "Kjo ndodh gjithmonë kur kemi afate të shkurtra: mosinformi­mi i duhur, apo edhe siç thuhet edukimi i votuesve të rinj, sepse kemi pasur më shumë se 100 mijë votues të rinj dhe besoj që shumica prej tyre nuk e kanë pasur shumë të qartë se si duhet të votohet dhe kjo është njëra prej arsyeve", tha ajo. Në përgjithës­i, Daka vlerësoi se ky proces zgjedhor ka qenë më i miri i mbajtur ndonjëherë në Kosovë. "Nuk kemi pasur probleme, ndonjë incident i vogël që është diçka normale, por në përgjithës­i unë mund të them që këto zgjedhje kanë qenë zgjedhjet më të mirorganiz­uara ndonjëherë", tha ajo. Certifikim­i i rezultatev­e do të ndodhë pas ankesave që do t'i shqyrtojë Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtres­a ( PZAP). Valdete Daka ka konfirmuar se mandati i saj në krye të KQZ- së përfundon pas pak ditësh, më 16 qershor 2017. Por Presidenti i Republikës mund ta emërojë atë përsëri në krye të KQZ- së.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania