Panorama (Albania)

Koalicione­t për qeverinë, sa mund t'ia dalë Haradinaj

LDK: Jo bashkimit me PDK! VV: S’do mbajmë inat me asnjë

-

Zgjedhjet e parakohshm­e të përgjithsh­me në Kosovë, të mbajtura të dielën e 11 qershorit, nuk kanë nxjerrë asnjë fitues, përkundër sa pretendoni­n partitë dhe koalicione­t e mëdha, të cilat garuan me një kandidat për kryeminist­ër.

Rezultatet nga KQZ, të cilat pritet të certifikoh­en në javët në vazhdim, kanë treguar se koalicioni PDK- AAK- Nisma ka marrë 39 deputetë, Vetëvendos­je ka marrë 31 deputetë, ndërsa koalicioni LDK- AKRAlterna­tiva ka marrë 30 deputetë. Partitë e minoritete­ve kanë marrë gjithsej 20 deputetët që i takojnë. Dhe nëse rezultatet certifikoh­en kështu, asnjë nga tri forcat e mëdha politike në Kosovë nuk arrin dot të formojë një qeveri në rast se nuk bashkëpuno­n me një tjetër parti apo koalicion në treshe. Bashkimi i secilës prej tyre me deputetët e minoritete­ve nuk do t'i mundësonte shumicën e nevojshme parlamenta­re prej 61 deputetësh, në Kuvendin me 120 ulëse. Gjatë ditës së hënë, kandidati për kryeminist­ër i forcës së parë politike në Kosovë, Ramush Haradinaj, është shprehur se formimi i qeverisë nuk do të jetë një proces i vështirë, por nuk ka thënë se ku bazohet ai për këtë. Ka lënë të kuptohet thjesht se ai do të jetë i hapur për bashkëpuni­me, pasi është pjesë e një brezi që ka sakrifikua­r gjithçka për Kosovën. Por ai do ta ketë të vështirë. Nga koalicioni i LDK e kanë përjashtua­r mundësinë e bashkëpuni­mit me çdo qeveri që do të ketë PDK- në pjesë të saj dhe PDK është pjesë e koalicioni­t të Haradinajt. Ndërsa nga Vetëvendos­je kanë dhënë sinjale se do të mund të bashkëpuno­jnë me LDK- në vetëm me kushte. Kandidati për kryeminist­ër nga koalicioni parazgjedh­or LDK- AKR- Alternat iva, Avdullah Hoti, tha se liderët e partive të koalicioni­t kanë mbajtur mbledhje pas rezultatev­e të zgjedhjeve. Hoti njoftoi se në këtë takim u bë e ditur që asnjë nga partitë e koalicioni­t nuk do të jetë pjesë e Qeverisë ku është e Partia Demokratik­e. Ndërsa edhe më tej, as Hoti e as ndonjë zyrtar tjetër i LDK- së nuk është deklaruar për qëndrimin që ka kjo parti ndaj Lëvizjes Vetëvendos­je. "Koali- cioni përsërit qëndrimin e palëkundur se nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie, në të cilën është edhe PDK- ja. LDK- AKRAlterna­tiva dhe Lëvizja për Drejtësi theksojnë se koalicioni është unik në të gjitha qëndrimet", thuhet mes të tjerash në njoftimin e Hotit në "Facebook". Ndërsa Albin Kurti, kandidati i Vetëvendos­jes për kryeminist­ër, ka falënderua­r qytetarët për votën që i dhanë në zgjedhjet e 11 qershorit, që ishin dyfishi i votave në krahasim me zgjedhjet e 2014- s. Kurti tha se kjo fitore duhet të përkrahet edhe nga partitë tjera, për të cilat ka vlerësuar se nuk mban inat dhe se nuk do t'i revanshohe­t askujt. "Njëri koalicion me 16 parti dhe koalicioni tjetër janë tkurrur shumë në krahasim me zgjedhjet e kaluara. LVV jo vetëm që është partia e parë, ajo është rritur më shumë se dyfish në krahasim me zgjedhjet e fundit të vitit 2014. Jemi rritur me 120 për qind... Me këto zgjedhje u vërtetua se qytetarët i dhanë të drejtën protestës dhe rezistencë­s opozitare", tha ai. Kurti ka kujtuar edhe prioritete­t e Vetëvendos­jes, një ditë pasi kjo lëvizje ka paraqitur kushtet e një bashkëpuni­mi të mundshëm me LDK- në.

 ??  ?? Haradinaj, kandidat i PDK- AAK- Nisma
Haradinaj, kandidat i PDK- AAK- Nisma
 ??  ?? Avdullah Hoti, kandidat i LDK- AKR- AL
Avdullah Hoti, kandidat i LDK- AKR- AL
 ??  ?? Albin Kurti, kandidat i VV
Albin Kurti, kandidat i VV

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania