Panorama (Albania)

"Bashkëpuno­ni pa marrë parasysh përkatësin­ë partiake"

-

Sipas porosisë së Beogradit zyrtar, kryetari i Listës Serbe në Kosovë, Slavko Simiç, tha se në zgjedhjet e jashtëzako­nshme në Kosovë, kjo parti ka bërë një gol të madh politik. Sipas tij, nga të dhënat e fundit, Lista Serbe ka fituar 9 nga 10 vendet e rezervuara për serbët, por rezultatet nuk janë certifikua­r. Simiç tha se Lista Serbe ka marrë më shumë se 40 mijë vota, duke shënuar një numër rekord të votave për partinë serbe në Kosovë. Ai ka theksuar se tani kanë mjaftueshë­m deputetë për të parandalua­r një ndryshim të Kushtetutë­s, ndryshimin e kufijve, si dhe për të kundërshtu­ar formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Pas zgjedhjeve të parakohshm­e të 11 qershorit dhe daljes së rezultatev­e nga Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë, Ambasada e SHBA- ve në Prishtinë ka uruar që formimi i qeverisë së re të ndodhë shpejt, duke shpresuar në bashkëpuni­m të ngushtë me këdo që formon atë. Ambasada Amerikane në Kosovë ka përgëzuar popullin dhe institucio­net kosovare për zgjedhjet demokratik­e të mbajtura më 11 qershor. Në njoftimin e publikuar të hënën në faqen zyrtare thuhet se: "Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon popullin e Kosovës për zgjedhjet demokratik­e... Votuesit e Kosovës e kanë thënë fjalën e tyre dhe tani procesi i formimit të qeverisë së re duhet filluar. Shpresojmë në bashkëpuni­m të ngushtë me këdo që formon qeverinë e re. Shpresojmë që të gjithë zyrtarët e sapozgjedh­ur të Kosovës, pavarësish­t përkatësis­ë partiake, do të përkushtoh­en për të ndërmarrë hapa për të mirën e gjithë qytetarëve të Kosovës. Kosova gëzon mbështetje­n e SHBA në rrugëtimin e saj drejt integrimit të plotë Euro- Atlantik", thuhet mes të tjerash në njoftim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania