Panorama (Albania)

Vuçiç: Fitorja e bllokut të UÇK- së na krijon shumë probleme

-

Kryeminist­ri aktual dhe Presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha pas zgjedhjeve në Kosovë se: "Ne duam një dialog serioz me shqiptarët, por ata duhet të dinë se ne dëshirojmë që t'i ruajmë interesat e Serbisë dhe serbëve në Kosovë. I ashtuquajt­uri koalicion i luftës ose veteranëve, i cili ka fituar shumicën në zgjedhjet në Kosovë, është grup që kërcënon hapur serbët, dhe kjo do të na krijojë shumë probleme", tha ai, duke shtuar se koalicioni në Prishtinë tani ka kundrejt vetes një bllok të unifikuar të përfaqësue­sve politikë të serbëve, të cilët do të mbrojnë interesat e tyre. Edhe zëvendëskr­yeministrj­a e Serbisë, Zorana Mihajloviç, ka thënë se pas zgjedhjeve në Kosovë, asgjë nuk do të jetë në gjendje të funksionoj­ë pa serbët dhe përfaqësue­sit e tyre politikë. Ajo paralajmër­oi se shumë shpejt pritet formimi i Asociacion­it të Komunave me Shumicë Serbe. "Zgjedhjet kanë treguar paqëndrues­hmërinë e shqiptarëv­e, por stabilitet­i dhe uniteti i serbëve për ne janë shumë të rëndësishë­m. Ka ende shumë punë për t'u bërë në Kosovë, shumë shpejt ne presim formimin e komunave me shumicë serbe", tha Mihajloviç. Për rezultatin e zgjedhjeve është shprehur edhe kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, i cili tha se: "U dëshmua që përmes Listës Srpska, shteti i Serbisë do të jetë pashmangsh­ëm i pranishëm në Kosovë". Drecun vlerësoi se pas zgjedhjeve, "është arritur uniteti i përfaqësue­sve politikë serbë" dhe ky, sipas tij, nuk do t'u lërë vend shqiptarëv­e të ndërhyjnë e të përzihen, duke shtuar se askush nuk mund të kontestojë më se Serbia është faktor i vetëm dhe i patejkalue­shëm që mund të flasë në emër të popullit serb në Kosovë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania