Panorama (Albania)

Hernia inguinale ( dhjamët), komplikime­t që mund të sjellë dhe si trajtohet

-

MuMungesa e aktiviteti­t fizik, konsumimi i duhanit, obeziteti renditen si faktorë favorizues në shfaqjen e hernies inguinale. Mosha është po ashtu një ndër faktorët. Sipas prof. dr. Xheladin Draçinit, kirurg i përgjithsh­ëm dhe njëherazi dekan i Fakultetit të Mjekësisë, kurba e shfaqjes së sëmundjes është në progresion me moshën. Incidenca rritet pas të 50- ave, ndaj dhe te mosha e tretë fenomeni bëhet më i pranishëm. Hernia përfaqëson daljen e organeve të barkut apo organeve abdominale përmes një defekti të krijuar në murin e përparmë të barkut. Në zhargonin popullor kjo sëmundje njihet ndryshe si dhjamët. Përmes një interviste dhënë për gazetën, doktori na njeh me simptomat që manifeston sëmundja, komplikaci­onet që mund të sjellë nëse nuk trajtohet në kohë dhe disa këshilla për ta parandalua­r.

Çfarë është hernia inguinale dhe nga se shkaktohet?

Hernia inguinale është një nga sëmundjet më të zakonshme kirurgjika­le. Sëmundje kirurgjika­le konsideroh­en ato të cilat si zgjidhje kanë kirurgjinë, pra që nuk kanë një mjekim alternativ dhe hernia është një ndër ato sëmundje, të cilat opsion kanë vetëm kirurgjinë. Hernia përfaqëson daljen e organeve të brendshme, në rastin e hernies inguinale, të organeve të barkut apo organeve abdominale përmes një defekti të krijuar në murin e përparmë të barkut. Ky defekt, në rastin e hernies inguinale, ndodh në zonën e kanalit inguinal. Në qoftë se në organizmin tonë ka barriera anatomike, që janë muskuj apo kocka që ndalojnë lëvizjen apo daljen e organeve jashtë, në rastin e kanalit inguinal ka disa hapësira anatomike, të cilat me shtimin e presionit brenda abdomenit krijojnë mundësinë që organet e brendshme të godasin pikën më të dobët dhe të dalin në hapësira të tjera anatomike. Organet që lëvizin apo dalin janë zorrët e holla, indi dhjamor, ndaj edhe në popullatë njihet me termin dhjamët. Por, në fakt, problemi qëndron në daljen e organeve abdominale. Jo vetëm në daljen e tyre, por në situata të caktuara kanali nga dalin këto organe mund të shtrëngohe­t përsëri dhe të pengojë kthimin e tyre pas. Jo vetëm të pengojë kthimin e organeve brenda në hapësirë ku ato kanë qenë më përpara, por njëkohësis­ht duke shtrënguar dëmton edhe qarkullimi­n e gjakut të asaj pjese zorre që ka mbetur jashtë dhe në këtë mënyrë shkakton shkatërrim­in e saj, duke e përkeqësua­r situatën për të sëmurët.

Çfarë e provokon daljen e organeve të barkut jashtë?

Sforcimet mund të jenë një prej shkaktarëv­e. Madje në moshën e re është shkaku i vetëm. Por nuk duhet harruar që hernia inguinale mund të jetë edhe e lindur. Pra, mund të vijë si pasojë e defekteve të ndryshme të kësaj zone anatomike që krijohen gjatë zhvillimit të njeriut. Në njësinë e kohës, hernia e lindur është mirë që të trajtohet sa më shpejt për të penguar avancimin. Ndërkohë që te personat e rinj sforcimi është një ndër shkaqet kryesore. Na ka ndodhur shpesh që gjatë trajnimeve të sforcuara, të bëra jo në mënyrë graduale, presioni i ushtruar gjatë aktiviteti­t fizik, sidomos në palestër, të krijojë daljen fillestare për të krijuar më tej kushtet që ky proces të jetë i vazhdueshë­m.

Por te moshat e treta, pse ndodh hernia inguinale?

Tek adultët e rritur faktorët janë të shumtë. E para që mund të veçoj është sedentarit­eti. Kanali inguinal është një kanal muskulor, që do të thotë se vendoset në lëvizje nga muskujt. Sa më të tonizuar të jenë muskujt, aq më pak e mundshme është që të zhvillohet hernia. Hernia inguinale është më e shpeshtë te meshkujt, por kemi edhe një lloj tjetër hernie të rrëzës së kofshës që janë herniet femorale, të cilat shfaqen më shumë te femrat. Te meshkujt faktorët që çojnë në shfaqjen e hernies janë sedentarit­eti, pra mungesa e aktiviteti­t fizik. Janë njëkohësis­ht të gjitha situatat që shoqërohen me rritjen e presionit brenda abdomenit. Ndër to kryesorja është pirja e duhanit. Duhanpirja ndikon në dy mënyra, e para duke dëmtuar në përgjithës­i indin lidhor dhe krijuar kushtet për dobësimin e zonës, portës ku mund të dalë hernia. Por njëkohësis­ht duke shkaktuar kollë, dhe kjo e fundit është një ndër faktorët që rrisin presionin brenda abdomenit dhe si e tillë bëhet një faktor për shfaqjen e hernies. Po ashtu, si faktorë favorizues janë edhe sëmundjet e rënda. Sikundër mund të jetë edhe obeziteti dhe e kundërta, dobësia e tepruar. Në rastin e femrave, një ndër shkaqet favorizues­e është gravidanca ( shtatzënia). Mund të ndodhë që hernia të shfaqet më shpesh pas shtatzënis­ë.

Në 90% të rasteve, hernia inguinale shfaqet te meshkujt. Është kjo predispozi­të e lidhur me faktorët e riskut që ju përmendët, apo shkon përtej tyre?

Patjetër, por janë edhe veçoritë anatomike të kanalit inguinal. Në rastin e femrave, kanali inguinal është më kompakt nga ana anatomike. Dhe si e tillë ofron një rezistencë më të madhe ndaj shkaktarëv­e që çojnë në shfaqjen e hernies. Ndikim kanë edhe sëmundjet degjenerat­ive të indit lidhor, të cilat gjithashtu mund të çojnë në shfaqjen e sëmundjes. Por faktorë predispozu­es mund të jenë edhe disa situata të rralla që lidhen me ndërtimin e përgjithsh­ëm të indit lidhor te njeriu. Megjithatë ritheksoj se duhani, jeta sedentare, obeziteti dhe mungesa e aktiviteti­t fizik janë faktorët kryesorë për të dyja sekset. Së fundmi, por jo më pak i rëndësishm­i është edhe mosha. Kurba e shfaqjes së sëmundjes është në progresion me moshën. Incidenca rritet pas të 50- ave, ndaj dhe te mosha e tretë fenomeni bëhet më i pranishëm.

Cilat janë shqetësime­t që mund të manifestoj­ë sëmundja?

Hernia prezanton vetveten, çka do të thotë se është e dukshme. Një fryrje në rrëzën e kofshës, e cila është e rikthyeshm­e. Pra, kur personi çohet në këmbë, hernia bëhet e pranishme, ndërkohë që kur shtrihet, shpeshherë duke e shtyrë me dorë, tenton ta rivendosë sërish në normalitet në brendësi të organizimi­t. Pra, kemi të bëjmë me një fryrje në rrëzën e kofshës, e cila ndryshon në varësi të pozicionit, pra bëhet më e shprehur në pozicionin në këmbë dhe zhduket në pozicionin shtrirë. Në përgjithës­i, pacienti këtë e dallon vetë. Natyrisht shenjat e para janë edhe dhimbjet, një fryrje e lehtë në kanalin inguinal, më pas sëmundja prezantohe­t e plotë. Dua të vë në dukje se hernia inguinale te meshkujt paraqitet në skrotum. Në fillim pacienti këtë e interpreto­n në mënyrë të gabuar, por më pas, me kalimin e kohës, e kupton vetvetiu. Diagnoza e

Duhanpirja ndikon në dy mënyra, e para duke dëmtuar në përgjithës­i indin lidhor dhe krijuar kushtet për dobësimin e zonës, portës ku mund të dalë hernia. Por njëkohësis­ht duke shkaktuar kollë, dhe kjo e fundit është një ndër faktorët që rrisin presionin brenda abdomenit dhe si e tillë bëhet një faktor për shfaqjen e hernies. Po ashtu, si faktorë favorizues janë edhe sëmundjet e rënda. Sikundër mund të jetë edhe obeziteti dhe e kundërta, dobësia e tepruar. Në rastin e femrave, një ndër shkaqet favorizues­e është gravidanca ( shtatzënia)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania