Panorama (Albania)

Olta Daku, një shtëpiake e dëshpëruar që arratiset nga rutina

Regjisorja Driada Dervishi sjell një komedi nga Willy Russell, konceptuar si një ' one woman show'

-

Veshja e saj e "preferuar" tashmë është bërë përparësja e gatimit, pudra e fytyrës, mielli dhe mendimi parësor, menyja e vakteve.

Sa grave u ka ndodhur që mikun më të mirë të kenë një qen, një mace, një papagall, madje dhe më keq, një mur?! E gjen veten duke folur me të, ose me veten, duke menduar me zë të lartë... dhe vjen një ditë që mendon se mund të çmendesh... Shirli Valentina është një nga këto gra.. Skuq vezë dhe flet me murin, pa e kuptuar se si arriti në këtë pikë. Është pikërisht ajo që flet në emër të të gjitha shoqeve të saj shtëpiake. "Shirli Valentina" është komedia ë e re, që do të shfaqet më datë 16 qershor në skenën e Teatrit "Aleksandër Moisiu" në Durrës. Një vepër pikante e autorit anglez Willy Russell, tepër e suksesshme kudo që është shfaqur, fituese e sa e sa çmimeve teatrore. Një vepër, si ato që Driada Dervishi di të qëmtojë. Një vepër ku komikja e tragjikja bëhen bashkë, ashtu siç është vetë jeta e njeriut.. Siç bën me dije vetë regjisorja vepra "është konceptuar në formën e një ' one woman show', ku përmes humorit tregohet një udhëtim i jashtëzako­nshëm i një gruaje të zakonshme". Dhe Shirli Valentina nuk mund të jetë veçse Olta Daku, aktorja më e kërkuar dhe e suksesshme e viteve të fundit, jo vetëm në skenën e Tiranës. Pas bashkëpuni­meve të mëparshme të suksesshme, si "Vanja, Sonja e Masha etj." dhe "Sonte luajmë pa tekst", Dervishi e Daku i besojnë sërish njëra- tjetrës, tanimë në një vepër me peshë specifike. "Shirli Valentina vjen nga një aktore që mishëron si humorin ashtu dhe ngrohtësin­ë, si vrullin ashtu dhe kurajën, si sarkazmën e po aq natyrshëm dhe autoironin­ë: e mrekullues­hmja Olta Daku, e cila, përmes Shirlit, na fton për të besuar se nuk është asnjëherë shumë vonë për të realizuar ëndrrat", thotë regjisorja, duke vlerësuar çdo element që e bën të plotë këtë vepër në skenë, që nga skenografi­a dhe kostumogra­fia e realizuar nga Laedia Hajdari, roli i padiskutue­shëm i përkthyesi­t Artur Lena. Ky projekt mundësohet nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia Tiranë, në bashkëpuni­m me Teatrin "Aleksandër Moisiu".

VEPRA

"Shirli Valentina" (" Shirley Valentine") është një vepër e shkruar nga Willy Russell në vitin 1986 dhe ka njohur sukses si në skenë, ashtu edhe si film, tre vjet më vonë. Është hera e parë që kjo vepër vihet në skenën shqiptare, ndonëse prej 20 vjetësh është pjesë e repertorit të teatrove të botës. Vepra vërtitet rreth një karakteri, një shtëpiakej­e nga Liverpuli, e cila pa kuptuar e gjen veten në një rutinë të përditshme, duke skuqur vezë e patate për të shoqin, që nuk e ndien më të afërt dhe flet me murin. Në moshën 42- vjeçare ajo vendos ta ndryshojë këtë rutinë. Do të duhej vetëm ftesa e një mikeshe të saj, për të shkuar në një udhëtim në Greqi, që ajo të përgatiste çantën dhe të largohej, duke lënë një shënim mbi derën e dollapit të kuzhinës. Përgjatë udhëtimit të saj në Greqi ajo do zbulonte gjithçka i kishte munguar nga Angli. Do të ndiente kaq shumë lumturi, saqë kur pushimet të mbaronin ajo do të braktiste shoqen e saj në aeroport dhe do të kthehej në hotelin ku qëndroi e do të kërkonte një punë. Ajo rinisi të jetojë me besimin te vetja...

Dhe Shirli Valentina nuk mund të jetë veçse Olta Daku, aktorja më e kërkuar dhe e suksesshme e viteve të fundit, jo vetëm në skenën e Tiranës. Pas bashkëpuni­meve të mëparshme të suksesshme, si "Vanja, Sonja e Masha etj." dhe "Sonte luajmë pa tekst", Dervishi e Daku i besojnë sërish njëra- tjetrës, tanimë në një vepër me peshë specifike

 ??  ??
 ??  ?? Regjisorja Driada Dervishi
Regjisorja Driada Dervishi
 ??  ?? Posteri i shfaqjes
Posteri i shfaqjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania