Panorama (Albania)

Rrugëtimi në Europian nis me barazim, Zeka të kuq për 3 minuta

-

Ledian Memushaj zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer kundër Izraelit me fanellën e përfaqësue­ses, të kurorëzuar edhe me një gol që vulosi rezultatin përfundimt­ar 3- 0, i cili ktheu Shqipërinë në vendin e tretë në grup.

Por, pa kaluar as 24 orë nga kjo paraqitje, ai ka marrë një tjetër lajm të mirë që ka të bëjë me qëndrimin e tij në Serinë A edhe në sezonin e ardhshëm.

OFERTA

Sipas mediave italiane, klubi i Bolonjës i ka bërë një ofertë zyrtare Peskarës që zotëron kartonin e mesfushori­t të përfaqësue­ses shqiptare. Shifra që i është ofruar, është e ndjeshme, 2 milionë euro, e cila mund ta bindë Peskarën të heqë dorë nga kapiteni për t'i investuar në futbollist­ë të rinj, siç është edhe politika e klubit sa herë që zbret në Serinë B. Memushaj ka qenë pjesë e rëndësishm­e për "delfinët" si në edicionin kur u ngjit në Serinë A, por edhe gjatë vitit të shkuar kur kjo skuadër qëndroi në elitën e futbollit italian. Megjithëse nuk u sigurua qëndrimi në këtë kategori, kontributi i kapitenit në këtë ekip është vlerësuar gjithmonë.

BISEDIMET

Prej javësh, emri i Memushajt ka qenë në krye të listës së dëshirave nga Bolonja, e cila ka nevojë për një mesfushor pas largimit të Blerim Xhemajlit drejt Amerikës. Ndërkohë, nga dje mësohet se zërat e merkatos kanë nisur të konkretizo­hen dhe ekipi i Serisë A po bën lëvizjet e para zyrtare për të siguruar shërbimet e mesfushori­t vlonjat. Vetë futbollist­i dëshiron të qëndrojë në elitën e futbollit italian dhe, sipas trajnerit të Bolonjës, Donadoni, ai është futbollist­i i duhur për të lidhur mesfushën me mbrojtjen, siç ka bërë më parë Xhemajli në këtë skuadër. Tani pritet përgjigjja e Peskarës, por në Itali duken të sigurt se sezoni i ardhshëm do ta shohë atë përsëri në Serinë A. Shqiptari është një futbollist i rëndësishë­m për skuadrën e Peskarës, por oferta për kartonin e tij i shërben kësaj skuadre edhe për të pasur para të vlefshme për t'u investuar gjatë edicionit të ardhshëm, ku do të synohet ngjitja sërish në elitën e futbollit italian.

Kombëtarja shqiptare U- 21 e ka nisur me një barazim pa gola ndaj Estonisë rrugëtimin e saj në kualifikue­set e Kampionati­t Europian të kësaj grupmoshe. Trajneri Bushi kishte bërë shumë zëvendësim­e në formacioni­n titullar në krahasim me duelin ndaj Francës, si pasojë e dëmtimeve të futbollist­ëve të ndryshëm. Ndaj, nga minuta e parë në fushë zbritën futbollist­ë si Ceka, Kallaku e Mustafa, të cilët kishin luajtur më pak në takimet e mëparshme të kuqezinjve. Por Shqipëria dominoi në lojën e saj, duke krijuar raste të njëpasnjës­hme para portës kundërshta­re, ku me radhë Abazaj, Seferi e Mustafa vunë në vështirësi portierin Igonen. Ky i fundit ishte në një formë të shkëlqyer dhe mbajti në lojë skuadrën e tij me ndërhyrje shpeshherë vendimtare, si ajo ndaj Bares që provoi të shënonte direkt edhe nga goditja e këndit. Planet e Bushit për minutat e fundit të ndeshjes u prishën në momentin kur u aktivizua Agim Zeka. Talenti që luan në Francë u ndëshkua me karton të kuq vetëm 3 minuta pasi hyri në fush- ën e lojës, sepse shkeli një kundërshta­r, duke lënë ekipin me 10 lojtarë. Por edhe kjo nuk ndali sulmet e kuqezinjve që provuan në të gjitha mënyrat të shënonin deri në vërshëllim­ën përfundimt­are. Megjithatë, asnjë nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë, duke mbyllur këtë ndeshje të parë të eliminator­eve me barazimin 0- 0.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania