Panorama (Albania)

Nga Cana te Xhaka, ja festa virtuale e lojtarëve të Kombëtares

-

Festa e futbollist­ëve për fitoren hakmarrëse të Kombëtares shqiptare në Izrael nuk u ndal vetëm me atë në dhomat e zhveshjes në stadiumin "Sammy Ofer". Një "festë" tjetër u zhvillua paralel me të dhe pas saj, në rrjetet sociale, teksa lojtarët reagonin duke postuar foto të ndryshme në profilet e tyre në "Instagram".

- Ish- kapiteni i kuqezinjve, Lorik Cana, ka komentuar menjëherë me një status në "Instagram", triumfin ndaj Izraelit. "Bravo djemaaaaa... Superndesh­je, super përfaqësim. Krenar me ju", ishin fjalët e Canës, shoqëruar me një foto të festës.

- Edhe pse trajneri

Cana Xhaka

De Biazi e ka lënë jashtë skuadrës, Taulant Xhaka vazhdon të mbetet kuqezi. Nëpërmjet një postimi në "Instagram", Xhaka ka uruar shokët e skuadrës për rezultatin dhe paraqitjen dinjitoze në fushën e lojës. "Urime fitorja! Forca Shqipëria! Urime çuna e keni merituar", ishte statusi i mesfushori­t.

- Mbrojtësi i krahut të majtë, Elseid Hysaj, gjithashtu ka postuar në "Instagram" një foto ku shihet me tri gishta, që tregojnë numrin e golave të shënuar ndaj Izraelit. "Great win. Forza", shkruan Hysaj, që do të thotë: "Fitore e madhe, forca".

Hysaj

- Nuk kishte si të mungonte Ansi Agolli. Kapiteni që mungoi në këtë sfidë ka postuar në rrjetet sociale një foto nga festa e skuadrës në fushë pas ndeshjes së shoqëruar me flamuj shqiptarë.

Agolli

Që nga nëntori i vitit të kaluar, skuadra kombëtare e Shqipërisë në futboll ka qenë përballë "gijotinës" së kritikave, ndërkohë që nga dje raporti ka ndryshuar. Humbja turpëruese nga Izraeli në "Elbasan Arena" u harrua nga fitorja e arritur në Haifa me dopietën e Sadikut dhe golin e parë të Memushajt me Kombëtaren. Mirëpo, e "keqja" tashmë ka kaluar në "tokën e shenjtë".

Mediat izraelite kanë masakruar në komentet e tyre përfaqësue­sen e Izraelit për humbjen e rëndë që pësoi në shtëpi me shifrat 3- 0 përballë Shqipërisë. "Kjo është një nga humbjet më turpëruese në historinë e ekipit kombëtar dhe publiku iu përgjigj me vërshëllim­a", shkruan "Ynet". Ky sajt informativ ka renditur edhe dhjetë humbjet më turpëruese të përfaqësue­ses së Izraelit, duke e cilësuar si të dytën disfatën 0- 3 të shkaktuar nga kuqezinjtë. Më e rënda, sipas tyre, është ajo e vitit 1964 përballë Vietnamit jugor. "Shqiptarët dukeshin më kërkues dhe më të përgatitur për këtë ndeshje. Kjo ishte mungesë respekti ndaj ' Sami Ofer'. Ekipi kombëtar ka prekur një nga pikët më të ulëta të historisë së tij", vijonte kjo media në komentin e saj. Ndërkohë, portali "One" i ka vënë thjesht titullin "Turpërim kombëtar" artikullit për ndeshjen, ku thekson se si Izraeli ishte një skuadër shumë e dobët në fushën e lojës. Njëkohësis­ht e cilëson suksesin shqiptar "një hakmarrje të shërbyer të ftohtë", që i kushtoi vendin e tretë Izraelit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania