Panorama (Albania)

MESAZHET NE DITELINDJE Nano e Pëllumbi me Ramën: Pse duhet fitore e PS pa LSI

Rama: Duam timonin me gjithë marsh. Është hera e parë që festojmë ditëlindje­n e PS dhe ditëlindje­n e kryetarit të PD

- ARISTIR LUMEZI

Ish- kreu i PS, Fatos Nano, mesazh Ramës në 26- vjetorin e PS: “Jam i bindur se fitorja e PS në zgjedhje do të garantojë rilindjen e pakthyeshm­e të Shqipërisë europiane pa deformimet e pseudoalea­ncave të deridjeshm­e”. Flet për “Panorama” profesori i PS, Servet Pëllumbi: “Prishja e imponuar e koalicioni­t me LSI, jo humbje, por shans për fitoren e PS”. Ç’ndodhi dje në ceremoninë e 26- vjetorit të PS. Mungon LSI, Halim Kosova nga PD

Partia Socialiste festoi dje 26- vjetorin e krijimit të saj, të 12 qershorit 1991. Në një atmosferë festive në festën e djeshme nuk munguan themeluesi­t e saj, profesor Servet Pëllumbi, Sabit Brokaj e Ethem Ruka, Namik Dokle etj.

Kryesocial­isti Rama në fjalën e tij falënderoi Valentina Leskajn dhe themeluesi­t e PS, që ishin dje prezent në këtë festë. “Mirëseardh­jen Valentina Leskajt, Namik Dokles, profesor Servetit, profesor Ethemit, këta që takova këtu, i kanë dhënë jetë Partisë Socialiste 26 vjet më parë”, tha Rama që në nisje të fjalës së tij. Munguan përfaqësue­s të Lëvizjes Socialiste për Integrim pas përplasjev­e të forta mes tyre pas marrëveshj­es Rama- Basha dhe përfshirje­s së ministrave teknikë në kabinetin qeveritar. Partia Demokratik­e u përfaqësua në këtë festim nga kandidati i saj në Tiranë, Halim Kosova. Mjeku i njohur u mirëprit nga sfiduesi i tij për Bashkinë e Tiranës në 2015, Erion Veliaj, por edhe shumë personalit­ete të PS- së. “Një përshëndet­je e veçantë për prof. Halim Kosovën, që është këtu i pranishëm në emër të PD. Na vjen shumë mirë profesor që je këtu dhe që PD ju ka zgjedhur juve”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

Kreu i PSD- së, Skënder Gjinushi, ishte dje i pranishëm në festë, por dhe aleatët e tjerë si Petro Koçi, Gjergj Koja, Idajet Beqiri të cilët deklaruan pak javë më parë tërheqjen nga zgjedhjet, duke bërë thirrje që të gjitha votat të shkojnë për PS- në.

NANO Pak ditë më parë, Kryeminist­ri Rama u takua me paraardhës­in e tij në parti, Fatos Nano, ndërsa të shumtë ishin ata që prisnin që Nano të merrte pjesë në 26- vjetorin e krijimit të partisë që ai vetë e drejtoi për 14 vjet. Por Nano uroi të gjithë socialistë­t me një mesazh dërguar Edi Ramës dhe Gramoz Ruçit. “Të dashur Edi e Gramoz! Uroj nëpërmjet jush gjithë social- istët anembanë Shqipërisë për 26- vjetorin e familjes sonë të patjetërsu­eshme! Jam i bindur se fitorja e PSSH në zgjedhjet e 25 qershorit do të garantojë Rilindjen e pakthyeshm­e të Shqipërisë Europiane, pa deformimet e pseudo- aleancave të deridjeshm­e! Ky është destini dhe destinacio­ni ynë i për- bashkët, prandaj kam shumë besim se çdo shqiptar i arsyeshëm do të vendosë që në këtë udhëkryq historik timonin e qeverisjes se këtij vendi ta besojë në duart tona!”, shkruan Nano në mesazhin e tij të bërë publik nga vetë Rama. RAMA I sapokthyer nga turi ele- ktoral në qarkun e Shkodrës dhe Durrësit, Kryeminist­ri foli në mënyrë koncize dje para socialistë­ve të Tiranës. Ai dha një mesazh edhe për aleatin e tij në qeveri. “Kjo e jona nuk është një betejë politike dhe as personale me të tjerë, nuk jemi në një garë me parti të tjera dhe s’kemi ndërmend të përfshihem­i në sh- këmbime tradiciona­le të zjarreve dhe hedhje- pritje të baltës, sepse kjo është betejë themelore për Shqipërinë që duam. Sepse për t’ia dalë më tek nuk mund t’i shmangemi pastrimit rrënjësor të administra­tës shtetërore”, u shpreh kryesocial­isti. Sipas Ramës, PS është partia më e mirë për të fituar zgjedhjet. “Siç ka shumë për të fituar ka dhe shumë për të humbur nga këto zgjedhje nëse kthehem prapa. Edhe pse themelet janë të brishta, por me gjithë respektin për profesor Halimin, më të mirë se ne nuk ka. Nëse votohet këtu sot, vetëm një votë kemi kundër dhe të tjerët janë gati të na e japin timonin me gjithë marsh”, tha Rama, ndërsa kishte dhe një mesazh për Lulzim Bashën. “Ndoshta nuk është e parëndësis­hme të thuhet në fund që është hera e parë që festojmë ditëlindje­n e Partisë Socialiste dhe ditëlindje­n e kryetarit të PDsë”, e mbylli fjalimin e tij Rama.

 ??  ?? FATOS NANO ( MAJTAS) RAMA E PELLUMBI NE DITELINDJE­N E PS
FATOS NANO ( MAJTAS) RAMA E PELLUMBI NE DITELINDJE­N E PS

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania