Panorama (Albania)

Meta: Rama s’do gjejë vrimë ku të futet, Ruçi ka ikur me fustan grash

“Atyre që thanë se Meta kërcënoi si Ivanovi, u them se unë s’jam as Ivanovi, as Rama, as Lulushi e as Berisha”

- FATION BINJAKU

Presidenti i zgjedhur nga Fushë- Kruja ka dënuar ashpër dhunimin e anëtarit të LSIsë në Zharrëz, Orgest Grembi.

Ilir Meta ka shpërthyer dje në akuza ndaj Kryeminist­rit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha, duke thënë se në rast se do prekin votat e LSI më 25 qershor, do ta pësojnë rëndë. Ish- kreu i LSI ka sulmuar Gramoz Ruçin, i cili sipas tij është arratisur vite më parë në Greqi me fustan grash. “Dua t’i them meqenëse nuk ka vënë mend akoma ose ngaqë nuk i ka dalë dopingu akoma, që t’i thërrasë mendjes përpara se të jetë shumë vonë. Nuk vë dot dorë ai mbi votën e të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë, as ai e as ai tjetri që u arratis në Greqi me fustan grash. E di mirë unë trimërinë e atyre burracakëv­e që bëjnë si të fortë vetëm kur kanë shefa policie dhe kryetarë bandash rreth vetes. Fati i Markosit të Filipineve dhe i Janukoviçi­t të Ukrainës do t’u duket lule”, tha dje Meta. Presidenti i zgjedhur ka premtuar se Rama, Basha apo drejtuesit e policisë nuk do kenë vrimë ku të fshihen, nëse do të preken votat e të rinjve. Ai është zotuar para militantëv­e, duke dhënë fjalën e tij si skraparlli, se do të ketë pasoja ai që dhunon njerëzit e LSI. “Jo një mandat të preket, një votë të preket, do t’ju jap fjalën e shqiptarit, të malësorit të skraparlli­ut, nuk ka vrimë për Edi Ramën dhe për cilindo tjetër, nuk ka vrimë ku të fshihet. Nuk do të ketë vrimë për Haki Drogën dhe të gjithë ata shefa policie të inkriminua­r në trafikun e drogës. Askush të mos guxojë të vërë dorë mbi njerëzit, të vërë dorë mbi votën e shqiptarëv­e, ata nuk kanë gjë më të shtrenjtë”, u shpreh dje Meta.

VETINGU Ish- kreu i LSI ka ftuar qytetarët që më 25 qershor ta nisin vetingun me kryetarin e Rilindjes, Edi Rama. “Ka ardhur ora që ta fillojmë vetingun më 25 qershor me kreun e Rilindjes, e cila ishte vetëm një pabesi e pamëshirsh­me ndaj socialistë­ve dhe ndaj shqiptarëv­e. Fitorja është e padiskutue­shme dhe e paprekshme. Betohem sot për dhimbjen e atij 18- vjeçari, atij maturanti se nuk do të ketë vrimë për Edi Ramën dhe gjithë ata që do të tentojnë të vënë dorë mbi zgjedhjet dhe për të gjithë ata që nxituan të thonë se Ilir Meta kërcënoi si Ivanovi, dua t’u them se unë nuk jam as Ivanovi, as Edi Rama, as Lulushi e as Sali Berisha. Për mua nuk ka gjë më të rëndësishm­e sesa fëmijët e të gjithë shqiptarëv­e. Unë nuk i lë peng fëmijët dhe të rinjtë e këtij ven- di në duart e një bande të droguar. Nesër Tirana nis marshimin për të vajtur nga 600 mijë vota në 1 milion grushta kundër kësaj bande”, tha ai.

VIZITA Meta vizitoi dje familjen e Orgest Grembit i dhunuar sipas tij nga eksponentë të PS. Pasi pa nga afër gjendjen e të riut, Meta dha edhe një prononcim ku e dënoi këtë akt dhune si një ngjarje e papranuesh­me. “Gramoz Ruçi ka ikur me fustan në Greqi, e di mirë unë kush është Gramoz Ruçi dhe nuk guxonte në 1996 të dilte në shesh. E dyta, Gramoz Ruçi nuk del dot në Fier, jo se nuk do Ilir Meta, por se Edi Rama e vuri të nëntin se do t’i bënte zgjedhjet pa opozitën dhe do t’i vidhte rehat. Dhe nuk i vjedh dot Edi Rama edhe tani që bëri Lulushin me vete. Ta harrojë ai dhe Gramoz Ruçi dhe të ketë kujdes Gramoz Ruçi e kushdo tjetër të mos bëhet vegël qorre e Rilindjes, sepse Rilindja nuk ka lidhje me socialistë­t në Fier dhe në të gjithë Shqipërinë. Rilindja është organizatë kriminale dhe do të ndëshkohet me votë”, u shpreh Meta.

 ??  ??
 ??  ?? META DJE NE ZHARREZ ME TE RIUN E DHUNUAR NGA MILITANTET E PS
META DJE NE ZHARREZ ME TE RIUN E DHUNUAR NGA MILITANTET E PS

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania