Panorama (Albania)

Pakti 10- vjeçar që i duhet Shqipërisë

- ENIO CIVICI

Mëpak se 10 ditë nga për fundimi i fushatës dhe “marshimit” të elektorali­t drejt kutive të votimit...

nuk është tabù të bëjmë disa analiza, të cilat me dashje apo jo përkojnë ndjeshëm me objektivin popullor dhe kapital. E kam fjalën për retorikën, programet dhe domosdoshm­ëritë e kësaj fushate. Kolegët e mi, të gazetarisë apo ekonomisë, artikulojn­ë prej ditësh formën e pazakontë të retorikës politike që kjo fushatë po transmeton. Riciklimi, zhdukja dhe këmbimi i simboleve partiake, ndryshimi i linjave të sulmit dhe kritikës nga një parti te tjera si dhe varësia e madhe e koalicione­ve paszgjedho­re tek vota konkrete janë po aq risi elektorale, sa edhe qasje novative të këtyre zgjedhjeve. Më anë tjetër, programet elektorale dhe mbi të gjitha pjesa ekonomike e tyre, pavarësish­t se dokumentet e tyre mbeten të papublikua­ra, përmbajnë një kambanë pozitive alarmi, e cila krijon kushtet për paktin më të madh politik që ka regjistrua­r Shqipëria. CILAT JANË KUSHTET QË MUNDËSOJNË KËTË PAKT?

Deri më sot kam arritur të “hedh shikimin” mbi pothuajse 90% të programeve elektorale të PS, PD dhe LSI. Pjesa më e madhe e këtyre programeve mbetet e stërthënë dhe e parealizua­r nëpër dekada. Por ka disa kapituj që deri diku konvergjoj­në tek të tria partitë dhe, për pasojë, ofrojnë mundësinë e një pakti të madh, i cili s’ka pse të lërë jashtë dhe partitë e tjera, të vjetra apo të reja qofshin. E kam fjalën për sektorët e zhvillimit, taksat dhe mbrojtjen sociale. Këto tri çështje paraqesin karakterin ekonomik dhe social të një partie, ndërkohë që shprehin perspektiv­ën kombëtare në sytë e kryetarëve të tyre. Analiza mbi programet e PS, PD dhe LSI shfaq për të parën herë, ndoshta si pasojë e kohës së shkurtër që është shpenzuar për to, konvergjen­ca të habitshme. Kolona e parë e kësaj ngjashmëri­e tregon se partitë politike bien dakord, në fjalë dhe në shkronjë, se bujqësia, turizmi dhe industria prodhuese janë sektorët ku duhet të investohet në 10 vjetët e ardhshëm. Të vetmet ndryshime periferike janë se partitë lëvizin ndërmjet fondit të garancisë dhe subvencion­eve bujqësore, heqjes në nivele të ndryshme të tatimfitim­it mbi makineritë dhe uljes maksimalis­ht të dakordësua­r mbi TVSH-në e turizmit. Për ta mbyllur me harmoninë e ofertës politike mbi sektorët e zhvillimit ekziston dhe një element, i cili për herë të parë është jo vetëm i pranishëm në të gjitha platformat, por edhe pothuajse identik. Partitë politike shqiptare konsideroj­në sektorin IT dhe prodhimin e software si fushën në të cilën do të keni dividend zero apo taksa totale zero. Janë të gjithë dakord për këtë, më në fund. Kolona e dytë e kësaj dakordësie të padeklarua­r është e mbiquajtur taksat. Pavarësish­t se ka ende një ndarje ideologjik­e majtas- djathtas, apo ndryshe progresive- e sheshtë, keni parë në 8 vitet e fundit tentativa për të konvergjua­r mes tyre. Për këtë mund të kujtoni qeverinë Berisha, e cila aplikoi incentiva me shkallë për fermerët, si dhe qeverinë Rama, e cila aplikoi taksë të njëjtë për biznesin e vogël. Edhe në programet elektorale të zgjedhjeve 2017 do të shihni se Partia Socialiste e ka ulur tavanin maksimal të taksës së punës nga 23% në 18%, si dhe po diskuton uljen e mëtejshme të tatimfitim­it nga 15% në 12.5%. Gjithashtu LSI ka ulur aq shumë tavanin e taksës mbi të ardhurat sa rreth 90% e popullsisë, sipas tyre, nuk do të paguajë më shumë se 10%. Ndërkohë, Partia Demokratik­e mbetet në nivelin 9% të taksës së sheshtë. Kolona e tretë e mundësisë së artë që ka Shqipëria është mbrojtja sociale. Sado e djathtë, e qendrës dhe sigurisht e majtë që të jetë partia, në Shqipëri mbrojtja sociale është e detyrueshm­e. Kjo lidhet me nivelin e varfërisë në vend, si dhe mentalitet­in “më gjej punë në shtet”, nga i cili vuan Shqipëria. Nëse lexoni programet, do të shihni se tema si ndihma ekonomike, paga minimale, taksimi i pagave të ulëta, rritja e pensioneve dhe e pagave apo punësimi me ndërmjetës shtetin, janë çështje që nuk mungojnë në asnjë program elektoral, deri diku dhe me terma të ngjashëm.

Këto tri kolona, por dhe indikatorë të tjerë ekonomikë brenda programeve të par- tive, janë shansi i madh që i vjen këtij vendi. Janë shansi që u vjen kryetarëve të partive për t’u kujtuar pozitivish­t si përcaktues të epokës zhvillimor­e të Shqipërisë moderne. Unë ende nuk mund të them nëse ky është dhe mendimi i kryetarëve, por pa dyshim mund të konfirmoj se programet, ndoshta pa dashur, kërkojnë pikërisht këtë. Pakti është mundësia e artë që një vend ballkanik ka për treguar se është më afër Perëndimit sesa të shkuarës së tij të errët. ÇFARË ËSHTË PAKTI 10- VJEÇAR?

Pakti ndryshe mund të quhet një marrëveshj­e shumëpalës­he, e cila garanton stabilitet­in e një pjese të politikave publike, pavarësish­t se cila parti vjen në pushtet. Pakti duhet të jetë minimalish­t 10- vjeçar për të ofruar suksesin dhe duhet të prekë këto çështje: Politikën fiskale ( nivelin e taksave), incentivat për investime të huaja dhe vendëse, politikat e punësimit, si dhe mbështetje­n e pandryshue­shme ndaj sektorëve të zgjedhur të zhvillimit. Nëse shihni programet, këto çështje janë pothuajse të ngjashme. Tashmë do të duhet të shohim dhe kryetarët nëse e mendojnë njësoj.

24 orë më parë, Eurostat, organi statistiko­r i Bashkimit Europian, publikoi raportin e fuqisë blerëse të të gjitha shteteve të kontinenti­t. Shqipëria përmbante prodhimin bruto më të ulët, si dhe të ardhurat më të ulëta për frymë. Ishim gjithashtu në fund edhe të rajonit të Ballkanit. Nëse duam të ndryshojmë këtë renditje, ky pakt është zgjidhja më perfekte që mund të ndërtojmë. Njerëzit nuk janë të pazëvendës­ueshëm, por janë të papërsërit­shëm. Pakti 10- vjeçar është një rast unik!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania