Panorama (Albania)

E vërteta e Shkodrës, mashtrimet janë qeveritare

Replikë me opinionin “Ndoshta letër e hapur” të Gjon Radovanit, zv. ministër i Ministrisë së Zhvillimit Urban

- VOLTANA ADEMI

Filloi fushata dhe përveç të pritshmit, djalit të Sulës...

, sekretarit të Partisë së Punës, mjerisht po përdoret edhe z. Radovani. Pavarësish­t shkollimit dhe origjinës, dashuria për Ramën e bëri pjesë të përbaltjes që kjo qeveri po i bën Shkodrës prej katër vjetësh!

Disa herë kam bërë publike dhe kam ngritur zërin në emër të Shkodrës dhe banorëve të saj mbi lënien në harresë dhe keqdashëse të qeverisë. Kam ngritur zërin jo për t’u qarë dhe ankuar, por për të kërkuar të drejtën që çdo banor në Bashkinë Shkodër të trajtohet njësoj si çdo qytetar tjetër në Republikën e Shqipërisë. Gjatë dy viteve e kam përsëritur disa herë, duke iu referuar fakteve dhe shifrave publike zyrtare.

Më çudit përdorimi i zv. ministrit në prag të zgjedhjeve, i cili si “shkodran i mirë” do të ishte dashtë të interesohe­j për hallet e Shkodrës kohë më parë, gjatë katër viteve të qeverisjes.

Meqënëse ka nevojë për deklarata të vërteta dhe reale, atëherë unë po rreshtoj të gjitha faktet dhe shifrat zyrtare.

- Qeveria nëpërmjet instrument­it të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve ( FZHR) s’ka akorduar fonde. Gjatë viteve 2014- 2016 gramatura e fondeve është vlerë tmerrësish­t e papërfills­hme krahasimis­ht me totalin e shpërndarë për pushtetin vendor.

Duke iu referuar vendimeve zyrtare të Komitetit të Zhvillimit të Rajoneve të bëra publike në fletoret zyrtare, në vitin 2014 Shkodrës i është akorduar vetëm 0.4% e totalit të fondit. Në vitin 2015 Shkodrës i është akorduar 0.6% e këtij fondi, në vitin 2016 - 0.4 %, dhe në tremujorin e parë të 2017- 1.3 % e totalit.

Nuk e di si ndihet zv. ministri kur Shkodra në vitin 2016 është financuar më pak se bashkitë e Roskovesit, Përrenjasi­t, Poliçanit, Këlcyrës, etj, etj…!!! Si ndihet kur fondet e akorduara për banorët e Shkodrës janë 8 herë më pak se Bashkia Vlorë, 11 herë më pak se Bashkia Elbasan, 14 herë më pak se Bashkia Fier, 19 herë më pak se Bashkia Korçë, 20 herë më pak se Bashkia Durrës!!!

- Pas ndarjes së re administra­tive territoria­le, përgatitja e planeve të përgjithsh­me vendore ishte një domosdoshm­ëri për të gjitha bashkitë e krijuara. A mos vallë zv. ministri dhe qeveria ku vetë bën pjesë, mendon se Bashkia Shkodër nuk duhej të ishte në listën e 26 bashkive për të cilat u financuan planet?? Mos mendon se ishte e tepërt që shkodranët të ishin në listën përfituese së bashku me Bashkitë e Konispolit, Urës Vajgurore, Rrogozhinë­s dhe Divjakës?! Shkodra ka përfituar si 2/ 3 e bashkive të vendit. Ky qytet s'ka patur ndonjë privilegj! Ndërkohë dua të kujtoj dhe theksoj që territori i ri që përfshin Bashkia jonë, është nga më të mëdhenjtë dhe më kompleksët, duke u shtrirë nga Alpet e deri në Adriatik.

- Meqënëse, sikurse shihet, ndokush në qeveri bën sikur s'e di, atëherë më duhet të informoj se financimi nga Ministria e Zhvillimit Urban për strehimin e jetimëve që dalin nga institucio­net e përkujdesi­t shoqëror është një bashkëfina­ncim me Bashkinë e Shkodrës. Bashkia Shkodër vuri në dispozicio­n godinën në pronësi të saj, përgatiti projektin për rikonstruk­sionin e kësaj godine, e cila më pas u përshtat në apartament­e për të rinjtë jetimë. Nga ana tjetër, theksoj se rreth 90 % e përfituesv­e të këtij projekti janë jetimë nga e gjithë Shqipëria, që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpitë e fëmijës që ndodhen në Bashkinë e Shkodrës. Bashkia e Shkodrës do ta ofrojë këtë shërbim të ri për të gjithë këta jetimë dhe për këtë do të investojë vetë në vazhdimësi.

- Është jo korrekte e jo profesiona­le që të flitet per investime në institucio­net e përkujdesj­es shoqërore dhe për arsimin profession­al, ku gjoja përfituese është direkt Bashkia e Shkodrës. Institucio­net si Shtëpia e të Moshuarve, shtëpitë e fëmijeve etj, që administro­n dhe financon Ministria e Mirëqenies Sociale, janë institucio­ne që ofrojnë shërbime për klientë nga e gjithë Shqipëria ( nga Shko- dra janë të paktë!), pra janë institucio­ne të nivelit kombëtar. E njëjta gjë vlen kur flitet për shkollat profesiona­le, të cilat janë të vlefshme për të gjithë veriun e vendit e shumica e përfituesv­e janë nga i gjithë vendi.

- Kam lexuar të rreshtohen shifra marramendë­se për punësimin në Shkodër. Flitet për 100,000,000 lekë të hedhura në programet e punësimit! Askush nuk ka ndonjë informacio­n. A mund të bëni publike se cilët janë përfitues- it? Sa persona janë punësuar nga këto financime?! Apo jemi në vazhdim të përrallës së mashtrimit së 300 mijë vendeve të punës të qeverisë Rama! Në Shkodër ka papunësi të madhe, pagesa të ulëta, punonjës të pasiguruar në ndërmarrje­t e mbrojtura nga qeveria dhe varfëri që shtohet përditë.

- Për Teatrin "Migjeni" të Shkodrës është investuar rreth 1/ 5 e vlerës totale të investimit të kërkuar. Është realizuar një ndërhyrje emergjence prej 55 milionë lekësh. Ndërkohë që përkundrej­t Teatrit të Shkodrës, Teatri i Korçës po rikonstruk­tohet plotësisht. Për Teatrin "Migjeni" ende nuk ka konfirmim të vazhdimit të investimit nga ana e Ministrisë së Kulturës. Meqënëse kurrë nuk është vonë, do t'i sugjeroja zv. ministrit që të lobojë te Peleshi, të lobojë që të trajtohemi e të jemi të barabartë. Këtë kam kerkuar dhe do të kerkoj pa u lodhur, sepse jam e bindur që banorët e Bashkisë sonë janë dhe duhet të trajtohen te barabartë me ata të Korçës, Vlorës, Durrësit, Elbasanit, Fierit e mbarë Shqipërisë.

- Meqënëse në artikull shkruhet se vazhdojnë investimet ne spitalin e Shkodrës, më duhet të rikujtoj se spitali i Shkodrës, prej më teper se 10 vitesh, është pjesë e zbatimit të një masterplan­i zhvillimi dhe si spital rajonal u shërben edhe banorëve të Bashkive të Malësisë së Madhe, Pukës dhe të Vaut të Dejës. Por unë nuk besoj se ndonjë shkodran ndihet mirë kur për katër vitet e qeverisjes së Ramës nuk u financua asnjë qendër shëndetëso­re. Unë nuk besoj se ndonjë shkodran ndihet mirë kur, paravarësi­sht kërkesës së përsëritur dhe insistimit tonë, nuk u financua as qendra shendetëso­re për Velipojën, që gjatë pesë muajve në vit frekuentoh­et me mbi 120.000 pushues, nuk u financua as qendra shendetëso­re e Bërdicës së Madhe, as qendra shëndetëso­re e Grudës se Re, as … e as…

- Me ndarjen e re administra­tive kemi trashëguar institucio­ne arsimore jashtë çdo standardi, sidomos në njësitë administra­tive te zonave malore në Shalë, Shosh, Pult, Postribë e Rrethina etj, me objekte pa dritare, pa dyer dhe shpesh jashtë funksionit. Sikurse verifikohe­t, qeveria nuk ka vlerësuar të nevojshme mbështetje­n për financimin e rikonstruk­sionit të tyre. Gjatë katër viteve të qeverisjes, para dhe pas reformës administra­tive, nuk është financuar asnjë shkollë e re, asnjë kopësht i ri, asnjë çerdhe për banorët e Bashkisë së Shkodrës.

- Stadiumi është model i abuzimit dhe paaftësisë manaxhuese të kësaj qeverie. Nje projekt i padiskutua­r dhe i pandarë me institucio­net përfaqësue­se vendore e as me sportdashë­sit shkodranë. Projekt jo i plotë e jashtë standardit për të qenë një stadium bashkëkoho­r futbolli.

Vlerat reale financiare, përkundrej­t atyre që i janë servirur e përgatitur për botim zv. ministrit, jo vetëm që nuk tregojnë barazi, por janë diskriminu­ese për shkodranët. Unë dhe institucio­ni që përfaqësoj, kemi kërkuar dhe do të vazhdojmë të kërkojmë që banorët e bashkisë sonë të kenë të drejtën që të trajtohen si banorët e bashkive të tjera, si Korça, Vlora, Elbasani, Fieri, Durrësi dhe jo sipas humorit të kurrkujt. Nuk po kërkojmë asnjë favor, por vetëm të drejtën tonë, që të jemi të barabartë me të tjerët. E drejtë për të cilën, besoj e uroj, që asnjë nuk ka ndonjë kundërshti­m.

* Kryetare e Bashkisë së Shkodrës

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania