Panorama (Albania)

Shqipëria pa trajner, De Biazi jep dorëheqjen mes lotëve

"Nuk kam asnjë kontratë, Duka do të më paguajë rrogën deri në ditën e fundit"

-

Xhani de Biazi nuk është më trajner i Kombëtares shqiptare të futbollit.

Italiani, i natyralizu­ar me nënshtetës­inë shqiptare, një ditë pasi akuzoi njerëzit pranë kupolës drejtuese të FSHF- së, doli sërish në sallën e konferenca­ve të federatës për të deklaruar largimin e tij përfundimt­ar nga drejtimi i ekipit. "Janë largime natyrore, ose ndryshon plotësisht ekipin, ose duhet të ndryshosh trajnerin", u shpreh ndër të tjera ish- trajneri, i cili, pasi lexoi letrën e lamtumirës, iu përgjigj edhe interesimi­t të gazetarëve. Herë me lot në sy dhe herë me ironi të thellë për çka u pyet për herë të fundit si trajner i kuqezinjve, detyrë të cilën e mbajti nga dhjetori i 2011- s.

Pse ndryshoi sjellja nga dje ( të martën) dhe sot ( të mërkurën), cili është De Biazi i vërtetë?

Janë binjakë, kam personalit­et të dyfishtë.

A ju erdhi ndonjë ofertë pasditen e së martës, që ju shtyu të ndërronit mendje?

Dje ( të martën) nuk kisha folur me presidenti­n, u takuam, edhe pse e dinte prej kohësh qëndrimin tim.

Përse gjithë ky ndryshim në këtë moment?

E kam thënë se mendoj se unë e kam përfunduar detyrën këtu. Presidenti është kundër, por unë nuk ndiej se kam më për të dhënë. Mund të arrij edhe deri në fund të kualifikim­eve, por do të ishte humbje kohe. Dua ta mbyll këtu se kam arritur edhe përtej funksionev­e normale. Një trajner pastaj, pas një kohe të gjatë, bëhet i lodhshëm, nuk kanë më kuptim edhe gjërat e mira që thotë. Mendoj se është momenti i duhur, pasi janë dy ndeshje pastaj ku mund të bëhen pikë. Në varësi të rezultatit të Spanjës, mund të luash pastaj ndaj Italisë ndeshjen e fundit në një mënyrë të caktuar. Ndaj mund të arrihet vendi i tretë, që mendoj se është maksimumi që mund të arrihet në këtë grup.

A mendoni se kjo skuadër nuk mund të japë më asgjë?

Nuk do të thotë asgjë, se është një cikël që brenda meje mbyllet. Përkundraz­i, kjo është skuadër që mund të vazhdojë. Unë nuk besoj se mund të nxjerrë më, por se një tjetër mund të nxjerrë përgjigje më interesant­e nga këta djem.

Pse e cilësoni cikël të mbyllur?

Unë marr rastin e Modenës që e ngjita nga C në A dhe e shpëtova, më pas u largova se nuk arrija më shumë. Kjo është e njëjta gjë që i ndodhi Kontes, e trajnerëve të tjerë që rrinë për një periudhë dhe ikin. Pastaj është Ferguson, që janë të tjerët që punojnë dhe ai thjesht çon në fushë lojtarët. Janë largime natyrore, ose ndryshon plotësisht ekipin, ose duhet të ndryshosh trajnerin.

Si u vendos largimi?

Kam thënë se dje ( të martën) nuk kisha një vendim të tillë, edhe pse presidenti ishte i ndërgjegjë­suar se do të ndaheshim në fund të kualifikue­seve. Dje ( të martën), ndërsa flisnim para ca pjatave fantastike dhe detit në Durrës, më erdhi në mendje një zgjidhje e ndryshme dhe e vlerësuam. Ka sens të qëndroj nëse mund të arrijmë të parët a të dytët, këtu mund të diskutohet. Por, meqë distanca me ta është e ndjeshme, mendova se duhej bërë një hap mbrapa për t'i dhënë një mundësi për të zgjedhur një person më të mirë. Është një zgjedhje që e kam bërë në të mirë të Federatës, siç kam bërë dhe siç do të bëj në të ardhmen.

Marrëdhëni­a me Dukën?

Me presidenti­n kam një raport të shkëlqyer, që nuk më ka krijuar asnjë lloj problemi. Pas ndeshjeve sigurisht ka ndonjë opinion ndryshe. Nga ana tjetër, mendoj se kemi pasur një raport korrekt, serioz dhe të prirë ndaj rritjes, është në interesin e përbashkët.

Nëse do të ishit në vend të Dukës, a do të ngulmonit për të rinovuar me De Biazin?

Jo, do isha aq i bezdisur ta shihja gjithmonë ndër këmbë, sa do i jepja një shkelm prapanicës ( qesh).

A keni ndonjë ekip tjetër?

Sa ta kem, do ta them. Më jepni një dorë, më ndihmoni të gjej ekip. Për sa kohë që s'kam, do të më paguajë Duka rrogën deri në ditën e fundit ( qesh).

Po nëse ju vjen ofertë nga Kosova, do e pranonit?

Çfarë t'i them, president ( kthehet nga Duka)? Duhet të konsultohe­m me menaxherin ( qesh).

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania