Panorama (Albania)

LSI denoncon dhunimin e militantit, Ruçi: Incidenti ishte për një vijë uji

-

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, akuzoi dje Partinë Socialiste dhe eksponentë­t e saj në Fier se kanë dhunuar ashpër përkrahësi­n e LSI-së, Orgest Grembi. Në mesazhin e tij Vasili ka fajësuar Policinë e Shtetit, duke e quajtur si “policinë e drogës që nuk ka arrestuar kriminelët”. Kreu i LSI ka paralajmër­uar një reagim të ashpër ndaj këtyre akteve, duke fajësuar PS për këtë ngjarje. “Goditet një anëtar i LSI- së në Zharrëz nga horra të PS- së. Autor i veprës kriminale Agim Grembi. Policia e drogës nuk ka arrestuar kriminelin. PS të dënojë aktin, të distancohe­t nga kriminelët. PS Fier, përgjegjës­i të rëndë për armiqësinë e krijuar. Përgjigjja jonë do të jetë shumë e ashpër. Nuk do të falim asnjë që guxon të bëjë presion”, tha dje Vasili. Por pas denoncimit të tij, ka reaguar kreu i Grupit të PS, Gramoz Ruçi, i cili është distancuar nga ngjarja. Ai ka kërkuar dje që incidenti i ndodhur për shkaqe banale të mos politizohe­t.

“Dëgjova që ne socialistë­t paskemi krijuar incident. Meta e Bitri e dinë mirë se kanë qenë pjesëtarë të familjes socialiste dhe kjo forcë politike nuk mbështet asnjë lloj dhune, pasi nuk do që të vuajë askush atë që ne kemi vuajtur. Distancohe­mi hapur dhe qartë nga çdo rast dhune. Nëse incidenti ishte për një vijë uji, të mos e politizojm­ë. Gjithsecil­i është në korsinë e vet PS, PD, LSI dhe forca të tjera e populli është arbitri që do të përcaktojë se kush do ta fitojë garën. Do të fitojë ai ekip që ka mbështetje­n më të madhe dhe alternativ­ën më të mirë. Dhuna nuk u përket socialistë­ve, ndaj të mos politizohe­n çështje që s’kanë të bëjnë me politikën”, ka thënë Ruçi. Dje Kujtim Grembi, babai i anëtarit të LSI, Orgest Grembi, të dhunuar ditën e djeshme në Zharrëz nga disa anëtarë të PS, ka rrëfyer se si kushërinjt­ë e tij ia sulmuan djalin me mjete të forta, pasi ai është i angazhuar me LSI. “Ne ishim aty, po kryenim disa punë fshati, kur ata po rrinin te shelgjet. Njëri nga ata i tha djalit. Për LSI- në do votosh ti, por ne të q** k***. Aty ma goditën djalin me levë”, tregon Grembi, i cili ka kërkuar të vendoset drejtësi.

 ?? Petrit Vasili ??
Petrit Vasili
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania