Panorama (Albania)

Rama i përgjigjet Metës: S’ka nevojë për kërcënime

“Ka reagime nervoze, por ne kemi luftë për të bërë shtet”

- FATION BINJAKU

Për Kryeminist­rin Rama vendi nuk ka nevojë për britma e kërcënime. Përmes një statusi në Facebook, Rama iu përgjigj dje në mbrëmje deklaratav­e të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, të bëra gjatë një takimi elektoral në Zharrëz.

“Shqipëria s’ka nevojë për britma e kërcënime, por për shtet, punë, mirëqenie. Ndaj të mos flasim me vete e për vete, po me njerëzit e për njerëzit”, shkruan Rama në Facebook. Gjatë takimeve elektorale të zhvilluara dje në qarkun e Dibrës, kreu i qeverisë u shpreh kundër partive të vogla, që sipas tij kërkojnë vetëm poste drejtorësh dhe vende pune. “Duhet të transformo­jmë administra­tën dhe kjo nuk është luftë midis një partie me një parti tjetër. Ne nuk kemi luftë me njeri. E shoh që ka reagime shumë nervoze, është puna e tyre. Për ne nuk është luftë politike, por luftë për të bërë shtet. Partitë politike duhet të tërhiqen nga zyrat dhe njerëzit më të zotë që duan t’i shërbejnë shtetit e që duhet të futen në punë. Një qytetari që shkon për të marrë shërbime në një zyrë shteti i del një zyrë partie. Ne jemi gati që ta hapim këtë luftë. Të tjerët nuk janë gati, sepse te ky sistem ushqehen. Ne nuk e kemi këtë vizion. Jo vetëm këto janë të bëshme, por nuk i bëjnë dot të tjerët. Nuk kanë as vizionin, as programin dhe as liderë. Ne ndërmorëm reforma të vështira, që të tjerët nuk guxojnë dhe jo më të ndërmarrin ato. Administra­ta shtetërore duhet t’u kthehet njerëzve, jo partive”, tha Rama. Kryeminist­ri Edi Rama u premtoi banorëve të Dibrës Rrugën e Arbrit, duke theksuar se ajo do të përfundojë brenda 4- vjeçarit të ardhshëm. Rama tha se shumë shpejt do të nisë puna, duke premtuar si afat më të afërt muajin shtator. “Patjetër që Rruga e Arbrit do të nisë nga puna me të përfunduar kontrata. Procedura është drejt përfundimi­t dhe në një periudhë shumë të shkurtër do të jemi këtu për të hapur kantierin e ndërtimit. Brenda shtatorit do të fillojmë punën. Ama kemi projektin, kemi financimin, kemi edhe kompaninë që është ofruar dhe se sa të mbyllim kontratën do të nisim punën. Brenda 4 viteve të ardhshëm, Dibra do të jetë e lidhur me Tiranën”, tha Rama.

Duke u kërkuar votën banorëve, Rama u shpreh se synimi është hapja e dy portave deri në fund, ajo e drejtësisë dhe administra­tës, në mënyrë që ato të jenë në shërbim të qytetarëve. “Sot patjetër ka ende shumë për të bërë dhe, çka kemi bërë në këta 45 muaj, nuk është e mjaftueshm­e, por kemi dhënë provën se ne mund të bëjmë shtet për këdo, pa dallim. Shtet që për këdo që shkon në Gjykatë dhe që nuk është i detyruar ta blejë të drejtën e tij, por merr atë që i takon, shtet që shkon në një zyrë për të marrë shërbime dhe të marrë shërbimin siç i takon. Janë këto dy porta, që ne duhet të hapim deri në fund, porta e drejtësisë dhe portat e administra­tës shtetërore, porta e gjykatës dhe portat e zyrës së shtetit që të mos ketë më zyra shteti që shesin patenta, që shesin dokumente, që shesin hipoteka, zyrtarë që nuk u shërbejnë qytetarëve”, tha Rama.

 ??  ?? Rama gjatë fushatës
Rama gjatë fushatës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania