Panorama (Albania)

Basha: Do t’ua heqim minierat oligarkëve

“Një grup banditësh ka marrë galeritë e kromit në Bulqizë”

-

Kreu demokrat Lulzim Basha u premtoi minatorëve të Bulqizës kushte më të mira pune dhe paga më të mira për ta. Ai akuzoi Kryeminist­rin Rama se ua ka dhënë oligarkëve shfrytëzim­in e pasurisë kombëtare të kromit. Gjatë një bisede me minatorë të papunë në Bulqizë, Basha garantoi se renta minerare do të ndahet mes pushtetit qendror dhe atij vendor, dhe kushte më të mira pune. “Ju jap fjalën që mineralet nuk kanë për të funksionua­r më vetëm për një grusht oligarkësh dhe politikanë­t që janë të lidhur me ta. Një grusht oligarkësh dhe një grup banditësh i kanë marrë galeritë. Do t’i japim fund. Renta minerare do të ndahet mes pushtetit vendor dhe pushtetit qendror me destinacio­n të veçantë mirëqenien e njerëzve dhe në veçanti të minatorëve. Dhe e treta, do të keni një status minatorësh në përputhje me standardet europiane”, tha Basha. Ai premtoi trajtim më të mirë të minatorëve. “E gjithë kjo do të bëhet që ju të keni ato kushte që ka edhe qytetari në Europë. Nuk po them që do të keni rroga europiane, por të paktën do të keni sigurim në punë, sigurimet shoqërore do t’i keni... Nuk do të shpikim gjë, do të marrim atë model që funksionon në Bashkimin Europian. Deri tani e kanë kapur vetëm 5 veta këtë punë. Kromi për ata, nafta për ata, koncesione­t për ata, tenderat për ata, ndërtimet për ata, turizmi për ata dhe droga për ata”, tha Basha. Gjatë takimeve më banorë të Klosit, Basha u njoh edhe me problemati­kat e tyre, ndërsa premtoi se do të ulë çmimin e naftës. “Çmimin e naftës do ta ulim, do të heqim atë 240 lekëshin shtesë. E dyta, të premtoj që dy rrugët do të rregullohe­n, edhe ajo e Rrëshenit, edhe rruga e vjetër. Me kësmet të Zotit, kur të mbarojmë Rrugën e Arbrit, do të bëjmë edhe lidhjen e Klosit dhe Burrelit”, tha Basha. Në takimet me pronarë të bizneseve të vogla, Basha theksoi se plani ekonomik i PD- së për ulje taksash do të nxisë ekonominë pozitivish­t dhe do të krijojë vende të reja pune. Kryedemokr­ati nuk la pa akuzuar Ramën se nuk mbajti premtimet që bëri katër vite me parë.

 ??  ?? Basha gjatë fushatës
Basha gjatë fushatës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania