Panorama (Albania)

Vetingu ende pezull, duhet të zgjidhen edhe dy komisione

-

Procesi i vetingut për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët në Shqipëri nuk ka nisur ende zyrtarisht. Dje u votua përbërja e trupës së gjyqtarëve të Kolegjit të Apelimit i përbërë nga 7 anëtarë dhe 2 zëvendësue­s. Ndërkohë që do të zgjidhen dhe gjyqtarët e Komisionit të vetingut dhe komisioner­ët publikë. Këto tri struktura kompletojn­ë trupën e gjyqtarëve që do të kryejnë vetingun mbi kolegët e tyre në sistemin e drejtësisë në të gjithë Shqipërinë. Anëtarët e komisionev­e të tjera pritet të votohen po në mënyrë të fshehtë nga komisioni ad hoc i bërë nga 12 anëtarë. Sipas ligjit të vetingut, pasi lista e anëtarëve votohet nga komisionet, ajo dërgohet për votim në Parlament dhe votohet në bllok. Sipas nenit 11 të ligjit për rivlerësim­in e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, është parashikua­r mekanizmi i votimit në Parlament i listës së gjyqtarëve të vetingut. Lista fillimisht votohet me 3/ 5 e votave të Kuvendit, por nëse nuk i merr këto vota, ajo kthehet sërish për riplotësim. Herën e dytë lista mund të rrëzohet vetëm me 2/ 3 e votave, në të kundërt ajo quhet e miratuar. “Brenda 10 ditëve, Kuvendi miraton listën e kandidatëv­e në bllok me 3/ 5 e votave të të gjithë anëtarëve. Në rast se Kuvendi nuk e miraton listën e kandidatëv­e në bllok, sipas pikës 1, të këtij neni, kryetari i Kuvendit ua kthen atë komisionev­e ad hoc për përsëritje­n e procesit të përzgjedhj­es dhe dërgimin e një liste të dytë brenda 10 ditëve. Komisionet ad hoc të përzgjedhj­es zbatojnë rregullat e parashikua­ra në nenin 10 të këtij ligji. Kuvendi, brenda 10 ditëve nga dërgimi i listës së dytë, mund ta rrëzojë në bllok listën e kandidatëv­e me 2/ 3 e të gjithë anëtarëve të tij. Në rast se lista nuk rrëzohet, kandidatët e përzgjedhu­r konsideroh­en të zgjedhur”, thuhet në ligjin e vetingut. Sipas ligjit, anëtarët e Kolegjit të Apelimit do të paguhen sa anëtarët e Gjykatës Kushtetues­e. Kurse pjesa e tjetër e vetingut do të trajtohen me rrogat e larta që do të zbatohen nga ligji për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit.

 ??  ?? Lu e Vlahutin dje gjatë hedhjes së shortit
Lu e Vlahutin dje gjatë hedhjes së shortit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania