Panorama (Albania)

Ngrihet komisioni i parë i Vetingut, kthehet Ina Rama FATION BINJAKU

Votimi i fshehtë nën mbikëqyrje­n e Lu dhe Vlahutin

-

Deputetët e maxhorancë­s dhe opozitës votuan dje në mënyrë të fshehtë 7 gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, një prej hallkave më të rëndësishm­e që do të kryejë procesin e vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët. Për këtë trupë gjykuese shumë të rëndësishm­e që të shqyrtojë ankimimet e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e u përzgjodh dje në mënyrë të fshehtë trupa prej 9 gjyqtarësh.

Dje deputetët e PD- PS dhe LSI votuan në mënyrë të fshehtë pro kandidatur­ës së Ina Ramës, Sokol Çomos, Albana Shtyllës, Natasha Mulajt dhe Luan Dacit. Anëtarja e tretë u përzgjodh pas balotazhit nga shorti me gogla, Rezarta Shuertz. Po dje u zgjodhën dhe dy anëtarët zëvendësue­s, Mimoza Tasi dhe Etleva Paplekaj.

PROCESI Në procesin e votimit kanë marrë pjesë si spektatorë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, dhe ambasadorj­a e BE- së në Tiranë, Romana Vlahutin, së bashku me drejtuesit e misionit të EURALIUS dhe OPDAT. Votimi i fshehtë është shoqëruar dhe me masa të rrepta në sallë, duke u kufizuar mediave mundësinë për të filmuar të gjithë procesin, për të shmangur rastet e dekonspiri­mit të votave. Panelet e votimit kanë qenë të ngjashme me ato që përdoren në zgjedhje, por votimi është bërë në mënyrë elektronik­e. Gjatë mbledhjes, deputeti i PD- së, Flamur Noka, së bashku me deputetin e LSIsë, Vangjel Tavo, janë ankuar se në dy rastet që ndodhi balotazhi, nuk kanë mundur të votojnë për të gjithë kandidatët. “Të përsëritet procesi, nuk na dolën në ekran të gjithë kandidatët, por vetëm 8”, tha dje Flamur Noka, i cili shtoi se “edhe Vangjel Tavos kështu i ndodhi”. Por kryetarja e komisionit, Vasilika Hysi, tha se “kjo gjë ishte e pamundur. Duhet të ulnit kursorin mausit dhe do t’ju dilte lista e plotë”. Por duke qenë se për vetingun dhe çështjet e tjera PD-PS janë në “muaj mjalti”, kjo gjë kaloi pa shumë diskutime, duke mos përsëritur procesin. Në Kuvend u hodh dy herë shorti me gogla, pasi anëtari i shtatë i Kolegjit të Apelimit doli me numër të barabartë votash. Rezarta Shuertz fitoi nga shorti me gogla përballë Etleva Mazrekajt. Ndërsa anëtarja zëvendësue­se, Mimoza Tasi, fitoi nga shorti me gogla përballë kandidates Ermira Koço Deçka.

ISHIN NË GARË Në garën për t’u zgjedhur gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ishin kandidatët: Alma Faska Vokopola, Arben Lena, Brunilda Bekteshi Vasha, Elvis Zaimi, Ermira Koço Deçka, Etleda Çiftja, Fatmira Luli, Firdes Shuli, Genci Bilali, Genta Tafa Bungo, Irena Nino, Klara Mullaj, Lindita Blinishti, Lulzim Hamitaj, Olsi Komici, Pal Shkambi, Pamela Qirko, Rezarta Tahiraj, Roland Ilia, Shpresa Becaj, Suela Zhegu, Suzana Pasha Hoti, Valbona Sanxhaktar­i, Vojo Malo, Xhensila Pine.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania