Panorama (Albania)

Dënohet me 4 vjet burg për korrupsion gjyqtarja e lartë Majlinda Andrea

Kolegët i kursejnë qelinë, e lënë në shërbim prove për tre vjet, 1.5 vjet burg për bashkëshor­tin e saj

- ARMAND BAJRAMI

Gjykata e Lartë dënoi dje me 4 vjet burg për akuzën e “korrupsion­it” anëtaren e pezulluar të kësaj gjykate, Majlinda Andrea.

Pesë kolegë të saj, anëtarët e Kolegjin Penal të çështjes i vlerësuan të provuar dyshimet e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me për përfshirje­n e Andreas në një aferë korruptive prej 50 mijë eurosh. Kjo shumë parash, sipas Prokuroris­ë, iu dorëzua bashkëshor­tit të saj, Odhise Andreas, në korrik të vitit të kaluar, në këmbim të një vendimi gjyqësor të favorshëm në një çështje pronësie. Në të njëjtin vendim kolegët gjyqtarë i “kursyen” dërgimin në qeli Andreas. Gjykata e Lartë vendosi pezullimin e ekzekutimi­t të dënimit me burg, duke e lënë atë në Shërbim Prove për një periudhë 3- vjeçare. Po për akuzën e “korrupsion­it” u shpall fajtor edhe bashkëshor­ti i gjyqtares, Odhise Andrea, ishkëshill­tar në Kuvendin e Republikës dhe po ashtu edhe tre të pandehurit e tjetër të çështjes, Odhise Dashi, Ilia Çabiri dhe Eleni Lino. Gjatë shpalljes së vendimit, asnjëri prej bashkëshor­tëve Andrea nuk ishte i pranishëm në sallë, ku përfaqësoh­eshin nga avokatët e tyre. Ky vendim shënon të parin rast kur një anëtar i Gjykatës së Lartë shpallet fajtor për korrupsion.

DENIMET Kolegjit Penal i çështjes gjyqësore në ngarkim të Majlinda Andreas dhe katër të bashkëpand­ehurve të saj u futën dje në sallën e gjyqit 55 minuta me vonesë nga orari i paracaktua­r për seancën. Pasi ftuan të pranishmit të ngriheshin në këmbë, relatorja Evelina Qirjako lexoi dispozitiv­in e vendimit. Referuar vendimit, e pandehura Majlinda Andrea u deklarua fajtore për akuzën e “korrupsion­it aktiv të gjyqtarëve”. Përfundimi­sht ajo duhet të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës për tre vjet. Të njëjtin fat nuk e pati bashkëshor­ti i saj, i pandehuri Odhise Andrea. Ai u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, dënim që duhet ta shlyejë në qeli, pasi u gjykua në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Për dy bashkëshor­tët Andrea, Gjykata e Lartë vendosi si dënim plotësues heqjen e të drejtës së ushtrimit të funksionev­e publike për një periudhë 5vjeçare. Nga ana tjetër, Kolegji Penal pranoi kërkesën e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me për konfiskimi­n e një shume prej 50 mijë eurosh, e sekuestrua­r në llogaritë bankare të bashkëshor­tëve Andrea. Të pandehurit Petraq Dashi, i akuzuar si personi që i dorëzoi 50 mijë eurot bashkëshor­tit të gjyqtares, u dënua me 1 vit e 6 muaj burg. E njëjta masë dënimi u dha edhe për të pandehurit Ilia Çabiri dhe Eleni Lino, dy përfituesi­t nga vendimi i ndikuar i gjyqtares. Çabiri u gjykua në masën e sigurimit “arrest në burg” dhe thuajse e ka përfunduar masën e dënimit përmes kohës së paraburgim­it. Për të pandehurën Lino, gjykata pe- zulloi dënimin me burg duke e lënë në Shërbim Prove për një periudhë 2- vjeçare.

KORRUPSION­I Sipas dosjes hetimore të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, “strumbulla­ri” i rastit të korrupsion­it në Gjykatën e Lartë ka qenë një proces gjyqësor për njohjen e një sipërfaqej­e toke prej 40 hektarësh në Butrint. Për të pasur një vendim të favorshëm, përfaqësue­si i familjes ish- pronare Ilia Çabiri, përmes Petraq Dashit ka ndërmjetës­uar dhënien e një ryshfeti te bashkëshor­ti i gjyqtares, veprim i kryer më 11 korrik 2016. “Provohet se të pandehurit Odhise Andrea dhe Majlinda Andrea, bashkëshor­të, në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, kanë marrë nga i pandehuri Petraq Dashi shumën 50.000 euro, me qëllim dhënien e një vendimi gjyqësor civil në Gjykatën e Lartë në favor të të pandehurve Ilia Çabiri, Petraq Dashi dhe Eleni Lino, ni- sur nga fakti se e pandehura Majlinda Andrea ishte një nga anëtaret e trupit gjykues që ka gjykuar çështjen civile për të cilën interesohe­shin shtetasit që kanë paguar shumën prej 50.000 eurosh”, thuhej në dosjen e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me. Një nga provat kryesore të prokuroris­ë në këtë çështje ishin përgjimet e bisedave telefonike të realizuara mes të pandehurve. Gjatë gjykimit të pandehurit mbajtën qëndrim mohues në lidhje me akuzën. Përmes mbrojtësve të tyre, të pandehurit kërkuan pafajësi dhe pretenduan se akuza e “korrupsion­it” nuk provohej.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania