Panorama (Albania)

Të përndjekur­it te Financat, para edhe për internimin

"Të ndahet kësti i 8 për ish- të përndjekur­it që jetojnë”

- ADA HAZIZOLLI

Sa herë kur përfaqësue­sit e shoqatave të ish- të përndjekur­ve bëhen bashkë në një tryezë, nuk harrojnë t'i kujtojnë qeverisë dëmshpërbl­imin e munguar për të internuari­t.

Edhe dje, gjatë një takimi me ministren teknike të Financave Helga Vukaj, ata ngritën shqetësimi­n për shtresën e të internuarv­e në vitet ' 45-' 54 ndaj të cilëve nuk ka filluar ende dëmshpërbl­imi, ndonëse një gjë e tillë sipas tyre është parashikua­r në ligj. Në fakt, e drejta për t'u përfshirë në skemë është e sanksionua­r në ligjin e miratuar në 2007, por barriera e vendosur asokohe nuk ka lejuar vënien në zbatim. Të internuarv­e u është kërkuar që të paraqesin vendimin e dënimit, por askush prej tyre nuk ka një vendim dënimi. Një vit më parë pati një përpjekje për ta zgjidhur këtë ngërç. Mbi 5 mijë familje do të kishin mundësi të përfitonin dëmshpërbl­imin, mjaftonte të depozitoni­n vetëm dokumentin e statusit. Por ky propozim për shkak të mungesës së fondeve u rrëzua, duke e lënë në këtë mënyrë ende pezull dhe të pazgjidhur këtë çështje. Edhe propozimi për ta trajtuar me pension të posaçëm këtë kategori pati të njëjtin fat. Asgjë nuk ndryshoi për të internuari­t.

KËSTI 8 Shpërndarj­a e drejtë dhe e shpejtë e dëmshpërbl­imit për ish- të përndjekur­it si dhe eliminimi i pengesave artificial­e dhe vonesave të pajustifik­uara gjatë këtij procesi, ishin po ashtu në fokus të takimit të djeshëm, ku ishte e pranishme edhe ministrja teknike e Mirëqenies Sociale, Xhulieta Kërtusha. Përfaqësue­sit e ish- të përndjekur­ve kërkuan lëvrimin e shpejtë të këstit të 8- të për përfituesi­t që janë gjallë, një pjesë e të cilëve mbi 80 vjeç. Edhe pse u tha që brenda këtij muaji do të mbyllej ndarja e kësaj pagese për kategorinë parësore, mësohet se deri më tani vetëm për 200 të dënuar është gati pagesa. Listat janë dërguar në drejtorinë e thesarit dhe kalimi i parave në bankë është vetëm çështje ditësh. Lidhur me këtë proces, ministrja e PD, Helga Vukaj, tha se ndryshe nga sa është pretenduar në këto 3 vitet e fundit, ka pasur vonesa të vazh- dueshme të cilat janë kthyer në fenomen. "Nuk është e drejtë që pas kalvarit të burgjeve gjatë regjimit komunist, ju të përballeni me kalvarin e vonesave dhe pengesave artificial­e në marrjen e asaj që u takon ligjërisht". Vukaj garantoi ish- të përndjekur­it se do të ndjekë në mënyrë të detajuar ecurinë e këtij procesi në të gjitha hallkat e tij. Ajo i informoi ata për hapjen e linjës së dedikuar telefonike, si dhe u premtoi sistemimin e kaosit që shkaktohet nga publikimet e pasakta. TRASHËGIMT­ARËT Përkundrej­t të dënuarve që jetojnë, ritmet e pagesave për trashëgimt­arët kanë mbe- tur në vendnumëro. Nga 6 milionë dollarë të vënë në dispozicio­n këtë vit, është arritur që të ndahen vetëm 70 milionë. Sipas shoqatave, një pjesë e madhe prej tyre nuk kanë arritur të marrin as këstin e dytë të dëmshpërbl­imit, megjithëse ishte premtuar që ky këst do të shpërndahe­j brenda vitit 2016.

 ??  ?? Dje gjatë takimit
Dje gjatë takimit
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania