Panorama (Albania)

Mashtrimi, Prokuroria: Shtatë vjet burg Rrakllit

Akuza kërkon shpalljen fajtor të ish- futbollist­it

-

Altin Rraklli, ish- futbollist­i i Kombëtares shqiptare të futbollit dhe ish- trajneri i ekipit përfaqësue­s të futbollit për femra, rrezikon një dënim me 7 vjet heqje lirie.

Kjo është masa e dënimit e kërkuar dje nga ana e Prokuroris­ë së Tiranës, në një proces gjyqësor ku Rraklli është në rolin e të pandehurit për akuzën e "mashtrimit me pasoja të rënda". Sipas Prokuroris­ë së kryeqyteti­t, ish- futbollist­i akuzohet se i ka marrë një të njohurit të tij një shumë të madhe parash, të cilat nuk ia ka kthyer më. Gjykimi u zhvillua në mungesë të të pandehurit Rraklli, i cili u përfaqësua nga një mbrojtës ligjor. Seanca e radhës ku gjykata do të njihet me konkluzion­et e mbrojtjes pritet të zhvillohet pas dy javësh.

PRETENCA

Përfaqësue­si i akuzës në këtë proces gjyqësor, Genci Qano, lexoi dje para trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtari Sokol Tona konkluzion­et përfundimt­are të Prokuroris­ë të dosjes gjyqësore në ngarkim të të pandehurit Altin Rraklli. Bazuar në provat e paraqitura në gjykim, rezulton e provuar se i pandehuri Rraklli përmes veprimeve të tij ka konsumuar plotësisht elementet e veprës penale të "mashtrimit më pasoja të rënda". Sipas akteve të dosjes, prokurori ka pohuar se i pandehuri Altin Rraklli dyshohet të ketë mashtruar shtetasin Ilir N., i njohur prej tij. Nga hetimi ka rezultuar se Rraklli i ka marrë shokut të tij Ilir N. një shumë prej 150 mijë eurosh, me pretendimi­n se i nevojitej për ndërtimin e një godine. Njëkohësis­ht ai ka premtuar kthimin e shumës në hark kohor të caktuar. Por në vijim, sipas Prokuroris­ë, ishfutboll­isti nuk i ka kthyer shumën sipas premtimit. Rraklli akuzohet se nuk u është përmbajtur pikave të kontratës së huas dhe se nuk i është përgjigjur shtetasit Ilir N. për kthimin e parave. Referuar shumës së dënimit të shkaktuar, 150 mijë euro, Prokuroria e ka konsiderua­r si mashtrim me pasojë të rëndë rastin në fjalë. Sipas prokurorit, i pandehuri duhet të shpallej fajtor dhe të dënohet me 7 vjet heqje lirie. Për shkak se çështja gjyqësore në fjalë u shqyrtua me procedurën e gjykimit të shkurtuar dhe lehtësive që jep për të pandehurit ky lloj gjykimi, prokurori i kërkoi trupit gjykues të mbajë parasysh uljen e një të tretës së masës së dënimit.

GJYKIMI

Dosja penale në ngarkim të Altin Rrakllit u regjistrua në Gjykatën e Tiranës më 21 prill 2017. Shqyrtimi gjyqësor nisi në maj dhe dje ishte seanca e tretë në radhë e këtij procesi. Në seancat e kaluara Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e bërë nga mbrojtësi i të pandehurit Rraklli për zgjidhje të çështjes me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Me procedurën e gjykimit të shkurtuar, nëse Rraklli do të shpallet fajtor në lidhje me akuzën e ngritur nga Prokuroria ndaj tij, ai do të përfitojë uljen e një të tretës së masës së dënimit që do të vendoset nga gjykata.

 ??  ?? Altin Raklli
Altin Raklli
 ??  ?? Prokuroria e Tiranës
Prokuroria e Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania