Panorama (Albania)

Demiraj jep medalje nderi pas vdekjes për Artan Cukun

-

Ish- drejtuesit të Policisë, Artan Cuku, i jepet medalje nderi për merita dhe shërbime të veçanta. Medalja është dhënë nga ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj dhe pritet që t'u dorëzohet familjarëv­e të Artan Cukut. Motivacion­i i medaljes është për merita dhe shërbime të veçanta në luftën ndaj krimit dhe sigurimit të rendit e qetësisë publike. Me një vendim qeverie të vitit 2011, ministrit të Brendshëm i jepej mundësia të vendoste për shpërblime morale e financiare ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit. Sipas këtij vendimi, medalja e nderit u jepet punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe për Shpëtimin dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, punonjësve të shërbimeve mbështetës­e, si dhe punonjësve të huaj të Policisë, të atashuar në vendin tonë. Motivacion­i i medal- jes është kryesisht për merita dhe shërbime të veçanta në luftën ndaj krimit, sigurimit të rendit e të qetësisë publike, në ruajtjen dhe administri­min e pronës dhe në ushtrimin e përgjegjës­ive të tjera të parashikua­ra nga ligji për Policinë e Shtetit, si dhe në mbështetje­n e Policisë së Shtetit. Kjo medalje i dorëzohet vetë personit, por në rastin konkret u dorëzohet pjesëtarëv­e të familjes, pasi Artan Cuku nuk jeton më. Ai mbeti i vrarë në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e datës 8 prill të këtij viti. Gjatë karrierës së tij 16vjeçare në Policinë e Shtetit, Cuku ka mbajtur detyra të rëndësishm­e, duke ngjitur shkallët e karrierës gradualish­t dhe duke shërbyer thuajse në të gjitha seksionet e Policisë. Vitet e fundit, para se të dilte në lirim në vitin 2013, ai ka mbajtur edhe detyrat më të larta, si drejtor i Policisë së Vlorës dhe zv. drejtor i Policisë së Tiranës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania