Panorama (Albania)

Njohja në "Facebook", "burri" e bën prostitutë në Barcelonë

Vajza nga Fieri i shpëton rrjetit: Më shfrytëzua­n një vit

- FIER/ MAJLINDA RAMA

Njohja në rrjetin social "Facebook" i ka kushtuar shtrenjtë një 21-vjeçareje në Fier.

Partneri i saj 35- vjeçar elbasanas ka ardhur nga Spanja për ta takuar pasi ata flisnin rregullish­t prej disa kohësh. Pas takimit, krejt papritur ai i propozoi asaj të martoheshi­n. I riu me inicialet P. M. ka kryer ritet sipas traditës sonë, duke i kërkuar dorën 21- vjeçares. Pasi kryen edhe fejesën, ai ra dakord me familjen e saj që ta merrte atje ku jetonte vetë, në Barcelonë. Por më pas ai e ka detyruar "gruan" e tij të prostituoj­ë për 1 vit, derisa ajo arriti të largohej dhe të kthehej në Fier. Sipas të dhënave të policisë, dy ditë më parë, 21-vjeçarja ka denoncuar rastin duke rrëfyer gjithçka i kishte ndodhur. Ajo ka shpjeguar në komisariat se ishte njohur në "Facebook" me të riun, i cili, pasi erdhi të takoheshin në Fier, i propozoi të martoheshi­n. Por pasi u larguan së bashku për në Spanjë, ai e ka shfrytëzua­r atë për prostituci­on. "Specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve shpallën në kërkim policor dhe po punojnë për kapjen e shtetasit P. M, 35 vjeç. Më datë 13.06.2017, në policinë e Fierit, shtetasja E. F., 21 vjeçe, banuese në Fier, ka bërë kallëzim se P. M., nëpërmjet mashtrimit për martesë, e ka trafikuar dhe shfrytëzua­r për prostituci­on në qytetin e Barcelonës në Spanjë për një periudhë njëvjeçare nga muaji prill i vitit 2016 deri në muajin mars të vitit 2017", bëri të ditur dje Policia e Fierit. Sipas Policisë, vajza është paraqitur për të kryer kallëzimin bashkë me familjarët e saj. Ajo ka qenë mjaft e tronditur psikologji­k- isht gjatë dëshmisë së dhënë, teksa ka rrëfyer torturat dhe shfrytëzim­in e "bashkëshor­tit" të saj. Siç ka treguar e dëmtuara, fillimisht ata kanë qëndruar në një banesë për një periudhë dyjavore dhe çdo gjë ka shkuar mirë. Pas dy javësh, ai e ka çuar në një bar dhe pasi kanë pirë, i ka propozuar punë. Vajza nuk ka qenë dakord dhe i ka kërkuar ta kthejë në Shqipëri, por ai e ka mbajtur nën dhunë e presion. Ai e ka kërcënuar se do t'i zhdukë familjen nëse nuk bindej, duke e shfrytëzua­r në këtë mënyrë për një periudhë njëvjeçare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania