Panorama (Albania)

Humbi shtëpinë, tenton të vetëdigjet para Gjykatës

-

DURRES - Në gjendje jo të mirë psikologji­ke, një 59- vjeçar që ka humbur shtëpinë ka tentuar të lyejë veten me benzinë dhe t'i vërë flakën para Gjykatës së Durrësit. Andon Shkodra mësohet se ka shkuar dje rreth orës 11: 00 para këtij institucio­ni dhe në mënyrë demonstrat­ive ka tentuar të spërkatet me benzinë, por u ndalua nga një punonjës policie që ndodhej aty. Sipas dëshmitarë­ve, 59vjeçari u ndalua në momentin final të aktit vetëvrasës. Këtë veprim ai e ka kryer si një formë proteste për të gjetur drejtësi dhe shteti të marrë masa ndaj personave që e kanë nxjerrë ata nga shtëpia. Siç mësohet, ai jetonte bashkë me familjen në një shtëpi ish- pronarësh dhe u detyrua të dilte nga banesa, pasi ajo do të shembej për të ndërtuar një pallat të ri. 59- vjeçari thotë se ndërtuesi i kishte premtuar një banesë në pallat, por ky i fundit ndërroi jetë dhe ndërtesa u çua në fund nga një firmë tjetër, e cila refuzon t'i japë apartament­in e premtuar. Në këto kushte, Shkodra kërkoi hyrje në pallat ( meqë objekti ishte ngritur mbi themelet e shtëpisë ku kishte qëndruar prej vitesh) kërkesë e refuzuar kategoriki­sht nga sipërmarrë­sit e rinj. Ai pretendon se e kanë nxjerrë pa të drejtë nga shtëpia dhjetë vite më parë dhe për këtë arsye kryefamilj­ari ka tentuar për të tretën herë vetëvrasje­n, dy herë para Gjykatës së Durrësit, ndërsa një herë më parë ka tentuar vetëhedhje nga pallati. Edhe tri ditë më parë, 59- vjeçari ka kryer të njëjtin veprim dhe është neutralizu­ar fatmirësis­ht nga personat që ndodheshin pranë tij. Sipas burimeve nga Policia e Durrësit, 59-vjeçari po mbahet nën mbikëqyrje pas dy tentativav­e të njëpasnjës­hme për t'u vetëdjegur me benzinë. l. m

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania