Panorama (Albania)

Erseka, qyteti që mban frymën me bimët e Gramozit

Qindra banorë ngjiten çdo ditë në mal për bimët medicinale: Na detyroi papunësia e varfëria

- ERSEKE/

Në qytetin e Ersekës jetesa është e vështirë për shkak të papunësisë. Shumë familje duhet të mbijetojnë vetëm me ndihmën ekonomike, masa e së cilës është e papërfills­hme krahasuar me nevojat jetike të vetë banorëve. Investimet në sektorin privat janë të pakta, çka bën që për banorët të ketë pak mundësi punësimi.

Pas kthimit të shumë emigrantëv­e për shkak të krizës në shtetin grek, papunësia është rritur ndjeshëm. Sipas të dhënave, janë 145 familje në qytetin e Ersekës që trajtohen me ndihmë ekonomike. Banorët e Ersekës i sigurojnë kryesisht të ardhurat e tyre nga grumbullim­i i bimëve medicinale, të cilat rriten në këtë zonë për shkak të terrenit malor. Bimët e malit të Gramozit po mbajnë gjallë 30 për qind të familjeve në Ersekë. Edhe pse është një punë sezonale, sytë dhe shpresat e banorëve të Ersekës mbeten te mali. Në muajin maj, të paktën 150 persona në ditë nisen me mushka drejt malit për të mbledhur bimë të ndryshme, të cilat më tej i thajnë në kushtet e shtëpisë dhe i shesin në tri pikat e grumbullim­it që ndodhen në këtë qytet.

Ferit Koxha është një ndër ata të cilët udhëtojnë me orë të tëra për të mbledhur bimët medicinale. Ai tregon se kjo punë është jo pak e vështirë, por është e vetmja zgjidhje për ta, pasi nuk kanë asnjë mundësi tjetër punësimi që të mund të mbajnë familjen. "Organizohe­mi në grupe të ndryshme dhe shkojmë në mal. Ka raste që qëndrojmë atje deri në pesë ditë dhe mbledhim bimë të ndryshme si sherebelë, çaj mali etj. Nuk fitojmë dot më shumë sesa 400 lekë për kilogram. Një njeri nuk mund të fitojë më shumë se 50 mijë lekë në vit nga kjo punë. Kur nuk ke zgjidhje tjetër, nga mali i

"Organizohe­mi në grupe të ndryshme dhe shkojmë në mal. Ka raste që qëndrojmë atje deri në pesë ditë dhe mbledhim bimë të ndryshme si sherebelë, çaj mali etj. Nuk fitojmë dot më shumë sesa 400 lekë për kilogram. Një njeri nuk mund të fitojë më shumë se 50 mijë lekë në vit nga kjo punë

mban sytë", shprehet Koxha. Ai ka edhe një pikë grumbullim­i, por fitimi është shumë i pakët ndaj edhe vetë është i detyruar që të merret me mbledhjen e bimëve medicinale.

Sipas të dhënave nga Bashkia Ersekë, një pjesë e konsiderue­shme e banorëve merren me mbledhjen e bimëve medicinale dhe janë vetëm tri pika grumbullim­i private, të cilat operojnë në këtë qytet. Edhe pse ky sektor mund të shërbente për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e punësimit në zonë, ende nuk ka asnjë projekt apo investim për rritjen e tij. "Të na krijojnë mundësinë t'i shesim e të kemi një treg të sigurt. Po lëmë me ditë të tëra familjet tona për t'u ngjitur në mal dhe mbledhur këto bimë. Nuk kam asnjë të punësuar në familje. Marrim vetëm një ndihmë ekonomike që është e papërfills­hme për ne, pasi jemi 6 anëtarë dhe nuk del as për të paguar dritat. Unë dal bashkë me gruan, fëmijët i lëmë vetëm në shtëpi. Ka ndodhur kemi fjetur në mal që ta nisnim punën edhe të nesërmen herët në mëngjes", shprehet një banor i Ersekës, i cili ka nisur të mbledhë bimët medicinale prej disa vitesh bashkë me të shoqen. Siç ai shprehet, janë edhe mjaft të njohur të tij, fqinj e të afërm që dalin së bashku çdo vit në mal për të mbledhur bimë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania