Panorama (Albania)

ANTIREPUBL­IKANI

-

Një person i armatosur hapi zjarr të mërkurën ndaj ligjvënësv­e republikan­ë të SHBA- ve që po praktikohe­shin pranë Uashington­it për një lojë bamirësie bejsbolli, duke plagosur një nga udhëheqësi­t republikan­ë në Dhomën Përfaqësue­se, Steve Scalise, dhe disa të tjerë.

Personi u qëllua nga Policia dhe vdiq nga plagët. Sulmuesi, një 66- vjeçar nga Ilinois, i cili kishte shfryrë kundër republikan­ëve në mediat sociale, ka qëlluar në mënyrë të përsëritur në fushën e bejsbollit në Aleksandri, Virxhinia. Ai u plagos në një përplasje me Policinë e Kapitol Hill. Scalise është numri tre për nga rëndësia i lidershipi­t republikan në Dhomën Përfaqësue­se. Ai është plagosur në zonën e legenit. Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se personi që plagosi kongresmen­in Scalise ka vdekur për shkak të plagëve të marra. Agresori është shtetasi amerikan Xhejms Hodgkinson dhe ngjarja nuk ka lidhje me terrorizmi­n. Në një konferencë për mediat në lidhje me ngjarjen e rëndë ku mbeti i plagosur Scalise, një ish- ndihmës i tij në Kapitol Hill dhe dy oficerë policie, Trump kon- Hodgkinson kishte shprehur zemërimin kundër Trump në mediat sociale dhe ishte anëtar i shumë grupeve antirepubl­ikane në "Facebook", duke përfshirë "Rruga për në ferr është e shtruar me republikan­ë", "Jepini fund Partisë Republikan­e" dhe "Donald Trump nuk është presidenti im". Këto të dhëna dolën nga kërkimi në profilin e faqes së tij në "Facebook". firmoi se autori i ngjarjes ka vdekur. Në fjalën e tij për sulmin me armë në fushën e stërvitjes për bejsboll në Aleksandri të Virxhinias jo shumë larg Uashington­it, Trump tha: "Autoritete­t po hetojnë krimin dhe autori i ngjarjes ka vdekur për shkak të plagëve. Kongresmen­i Steve Scalise u qëllua dhe u plagos keq, por tani është në gjendje të qëndrueshm­e në spital bashkë me dy oficerë policie shumë të guximshëm. Shumë jetë do të humbitnin nëse nuk do të ishte ndërhyrja e dy policëve, të cilët u plagosën gjatë sulmit brutal". Nuk bëhet e ditur se çfarë e ka shtyrë autorin të veprojë në këtë mënyrë. KUSH ISHTE AUTORI Mediat amerikane e kanë identifiku­ar autorin si Xhejms Hodgkinson. Sipas "The Washington Post", Hodgkinson vinte nga një komunitet i vogël i Belleville, Ilinois, afër St Louis. Hodgkinson, 66- vjeçar, kishte në pronësi një biznes të inspektimi­t të shtëpive. Licenca e tij skadoi në nëntor 2016 dhe nuk u rinovua. Të dhënat kriminale tregojnë se Hodgkinson, në prill të vitit 2006 ishte akuzuar për sulm fizik dhe dëmtim të një automjeti, akuza të cilat ishin hedhur poshtë më vonë. Gjashtëdhj­etegjashtë­vjeçari mendohet se ka qëlluar mbi 70 fishekë ndaj politikanë­ve amerikanë, të cilët po stërvitesh­in në një fushë bejsbolli për lojën mes kongresmen­ëve që zhvillohet për bamirësi. Incidenti ndodhi teksa republikan­ët po ushtrohesh­in për një ndeshje bejsbolli kundër demokratëv­e, ka raportuar BBC.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania