Panorama (Albania)

JA PSE U PËRHAP AQ SHPEJT ZJARRI

-

Veshja mbrojtëse e përdorur në "Grenfell Tower" mund të ketë përkeqësua­r zjarrin. Mbrojtësja kundra shiut, e cila u shtua gjatë rinovimit të fundit të bllokut të banimit, mund të ketë vepruar si një oxhak për zjarrin për shkak të dëmtimit të ventilimit. Shumë kanë spekuluar se kjo veshje mund të ketë nxitur përhapjen e shpejtë të zjarrit nëpër ndërtesë. Jack Monroe, një ish- zjarrfikës, duke shkruar rreth incidentit, tha se: "Kushdo që ka nënshkruar për aplikimin e asaj shtrese, duhet nxjerrë para një gjykate dhe të mbajë përgjegjës­inë e plotë për çdo fatkeqësi dhe lëndim. që ajo po shembet. Banorët u panë duke hedhur fëmijët e tyre nga dritaret për të mos u djegur dhe më pas janë hedhur edhe vetë. Më shumë se 600 njerëz u përpoqën me dëshpërim për t'u shpëtuar flakëve, kur zjarri shpërtheu në mes të natës. Shërbimi i Ambulancës në Londër njoftoi se 74 persona janë shpërndarë në gjashtë spitale të ndryshme rreth kryeqyteti­t britanik. Banorët e "Grenfell" i kishin paralajmër­uar qiradhënës­it e KCTMO rreth kushteve të tmerrshme të sigurisë nga zjarri. Një udhëheqës i komuniteti­t që punon për të gjetur viktimat tha për mediat britanike se: "Ne kemi një listë të njerëzve të zhdukur, janë kaq shumë. Është e mundur që ka më shumë se 50 të zhdukur, por mbase qindra". Ata që arritën të iknin, thanë se brenda ndërtesës ishte si ferri në tokë. Shumë banorë u panë që kishin lidhur çarçafët me nyje duke i përdorur ata si parashutë të improvizua­ra duke u hedhur nga ndërtesa. Këshilli lokal, pronari i bllokut të banimit dhe kontraktor­i i punësuar për të rinovuar ndërtesën vitin e kaluar, po përballen me pyetje serioze për faktin se si zjarri përfshiu aq shpejt një kullë të quajtur "kurth vdekjeje" nga të mbijetuari­t. Kontrollet do të kryhen në blloqet e ngjashme të kullave që kalojnë nëpër rinovim si "Grenfell Tower".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania