Panorama (Albania)

Haradinaj: Qeveria, 1 javë pas certifikim­it të zgjedhjeve

Kandidati për kryeminist­ër i PDK- AAKNisma, optimist për bashkimin me LDK

- Ramush Haradinaj

Kandidati për kryeminist­ër të Kosovës i koalicioni­t PDK- AAKNisma, që u rendit i pari në zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë, tha se Qeveria e re do të formohet një javë pas certifikim­it të rezultatev­e.

Ramush Haradinaj u shpreh se beson që ka një traditë të bashkëpuni­mit me Lidhjen Demokratik­e të Kosovës, e cila mund të vazhdojë edhe në qeverisjen e ardhshme. Sipas tij, brenda një afati shumë të shkurtër kohor do të formojë institucio­net e vendit. "Unë kam diçka konkrete, por nuk e kam ende për ta lajmëruar për opinion. Por ajo për të cilën mund t'i siguroj qytetarët e vendit është se në një afat të shkurtër kohor pas nominimit zyrtar, pas certifikim­it të rezultatev­e, mendoj në më pak se një javë, do të formojmë qeverinë e vendit", tha Haradinaj në një intervistë dhënë REL. Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka pritur në një takim ambasadori­n e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, për vazhdimësi­në e bisedave të përbashkët­a për aktualitet­in dhe zhvillimet në Kosovë. Haradinaj dhe Delawie folën për procesin e zgjedhjeve të parakohshm­e parlamenta­re në Kosovë dhe mbarëvajtj­en e tyre, si dhe për nevojën e krijimit të shpejtë të institucio­neve të vendit me qëllim të avancimit të proceseve të Kosovës. Sipas AAK- së, Haradinaj theksoi në veçanti mirënjohje­n për SHBA- të dhe rolin e tyre në ndihmë të Kosovës në të gjitha proceset e saj, dhe në veçanti ndihmës në shtetndërt­im dhe krijimin e një shoqërie demokratik­e në vend. Edhe pse ai la të shpresohet për një koalicion me LDK- në, nga kjo parti dhe koalicioni i tyre është thënë se nuk do të pranojnë të jenë pjesë e asnjë qeverie ku përfshihet edhe PDK. Për koalicioni­n e mundshëm të Haradinajt, pasi të marrë mandatin për qeverinë, ka folur edhe deputeti i AAK- së, Daut Haradinaj. Ai tha se koalicioni i tyre është i hapur për bashkëpuni­me paszgjedho­re. "Ne do të sh-

Parlamenti Europian ka miratuar të mërkurën një raport të raportuese­s për Kosovën në Parlamenti­n Europian, Ulrike Lunacek, për progresin e Kosovës drejt Bashkimit Europian. Lunaçek ka thënë se disa ditë pas zgjedhjeve në Kosovë, votimi i PE- së dërgon edhe një herë një sinjal të fortë se e ardhmja e Republikës së Kosovës është në Bashkimin Europian. "Fillimisht, ky raport kërkon nga politikanë­t dhe partitë politike që me shpejtësi të formojnë Qeverinë. Duhet vazhduar rruga drejt BE- së dhe për të bërë përparim drejt liberalizi­min e vizave, aq të dëshiruar nga qytetarët e Kosovës. Dy kriteret e mbetura duhet dhe mund të përmbushen nga Kosova së shpejti: ratifikimi i Marrëveshj­es së Demarkacio­nit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës është domosdoshm­ëri. Edhe për kushtin e dytë, lufta kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar, ka pasur përparim por Qeveria e re duhet të sigurojë progres të mëtejmë", tha ajo. kojmë me marrëveshj­e, jemi të hapur për bashkëpuni­m me të gjithë, por është akoma herët të thuhet se me cilin subjekt. Unë personalis­ht kam raporte të mira me të gjitha subjektet politike, kemi dallime programore dhe për mua personalis­ht i respektoj, kemi kontakte, por jo në kuptimin e marrëveshj­eve për krijimin e Qeverisë", tha ai. Ndërkohë pjesë e koalicioni­t të parë nga zgjedhjet e fundit është edhe PDK. Edhe kryetari i Partisë Demokratik­e të Kosovës, njëherësh kryeparlam­entar në detyrë, ka pritur të martën në takime të ndara ambasadori­n amerikan, Greg Delawie, dhe disa ambasadorë të tjerë, ku kanë diskutuar për procesin zgjedhor. Veseli i ka siguruar diplomatët se Kosova shumë shpejt do të formojë institucio­net e reja.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania