Panorama (Albania)

Rriten pranimet në Universite­tin e Tiranës, ja kuotat për çdo degë

Nga 5 deri në 20% më shumë studentë për çdo profil, më pak vende në Informatik­ë dhe Teknologji Informacio­ni

-

Për të disatin vit me radhë, Universite­ti i Tiranës ka vendosur të rrisë me 5% numrin e studentëve që do të pranojë vitin e ardhshëm akademik.

Në tabelën e mëposhtme, gazeta zbardh numrin e pranimeve për çdo degë në gjashtë fakultetet e UT- së, të cilat kanë njohur rritje deri në 20%, ndërsa nuk mungojnë as profilet e studimit që ofrojnë këtë vit më pak hapësirë për kandidatët e rinj. E pashpjegue­shme është ulja e numrit të pranimeve në degë të kërkuara te Fakulteti i Shkencave të Natyrës, si Informatik­a dhe Teknologji­a e Informacio­nit, të cilat kanë rreth 100 kuota më pak nga viti i kaluar, përkatësis­ht nga 200 dhe 100. Jashtë frymës së rritjes në përgjithës­i ka vepruar Fakulteti i Shkencave Sociale me 10% më pak kuota thuajse për secilën degë. Nga ana tjetër, mund të thuhet se rritja ka prekur degët e Histori- Filologjis­ë dhe Gjuhët e Huaja. Fakulteti i Ekonomisë, ashtu siç ka lajmëruar edhe më herët, ka rritur numrin e studentëve me 1020% për degë, ndërsa Drejtësia, si program i integruar 5vjeçar, këtë vit vjen me një unifikim kuotash e tarifash. Nga 660 të ofruara një vit më parë, numri ka shkuar në 750 kuota. Ato që është thënë se nuk do të ndryshojë në raport me një vit më parë janë tarifat, që për momentin janë burimi kryesor i të ardhurave për universite­tet. KRITERET

Për t’u lënë më shumë hapësirë maturantëv­e për të bërë zgjedhjen e tyre, Universite­ti i Tiranës ka publikuar që në muajin janar kriteret për përllogari­tjen e pikëve finale për secilin kandidat. Të përmirësua­ra në raport me një vit më parë, ata kanë një orientim specifik për çdo fakultet dhe degë studimi dhe bazohen në tri elemente thelbësore: mesatarja e studimeve të tri viteve, mesatarja e gruplëndëv­e specifike sipas programit të studimit, si dhe provimet e Maturës Shtetërore. Më konkretish­t, tek Histori- Filologjia do të vlerësohet me 80% mesatarja aritmetike dhe 20% mesatarja e lëndëve të Maturës Shtetërore, ndërsa Gjuhët e Huaja do të përllogari­sin pikët vetëm mbi notën mesatare të tri viteve të gjimnazit, përfshi rezultatet e Maturës Shtetërore. Ata që aplikojnë për në Fakultetin e Drejtësisë, 50% i marrin nga mesatarja e tri viteve të shkollës së mesme ( përfshi mesataren e notave të provimeve të Maturës), ndërsa gjysmën e pikëve e sigurojnë nga nota mesatare e pesë lëndëve preferenci­ale: Gjuhë shqipe dhe Letërsi, Histori, Qytetari, Ekonomi dhe Gjuhë e huaj. I vetmi fakultet që nuk ka ndryshuar kriteret, është ai i Ekonomisë, duke i dhënë notës mesatare të shkollës së mesme përfshirë dhe maturën shtetërore 50%, si dhe 50% për: Ekonomi, Matematikë, Fizikë dhe Gjuhë e Huaj. Në Fakultetin e Shkencave Sociale, vlerësimi do të ndahet midis mesatares së thjeshtë të tri viteve që ka 50%, asaj të rezultatev­e të provimeve të Maturës 40% dhe 10% nga një provim me zgjedhje. Një formulë katërçipër­isht të re kanë degët e Shkencave të Natyrës. 25% të pikëve maturantët i marrin nga mesatarja aritmetike e thjeshtë e nota përfundimt­are të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit, 25% nga mesatarja e notave të provimeve të Maturës Shtetërore dhe gjysmën e pikëve nga gruplëndët e ndryshme për çdo degë: Biologji, Kimi, Fizikë dhe Matematikë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania