Panorama (Albania)

Presidenti Nishani dekoron 32 artistë, kontraste vlerash

Si Kujtim Laro ashtu edhe Rozana Radi marrin titullin “Mjeshtër i Madh”, po kështu edhe Vasillaq Vangjeli e Jul Deda

- TIRANE

Plot 32 artistë ka dekoruar Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ditën e martë.

Kur i ka mbetur edhe fare pak kohë në postin e kreut të shtetit, duket se Bujar Nishani do të lërë nga një kujtim në sa më shumë shtëpi shqiptare. Për këtë ka zgjedhur rrugën e dekorimit. Gjatë këtij viti ceremonitë dekoruese kanë qenë të shumta në institucio­nin e Presidenti­t. Dhjetëra intelektua­lë qytetesh, artistë, sportistë, profesorë, grupe polifonike e krahina të tëra, kanë marrë nga një dekoratë apo nga një titull. Aq të shpeshta janë bërë këto ceremoni, saqë të duket krejt e zakonshme që një shqiptar të ketë jo një, por disa dekorata, urdhra e tituj. Në ceremoninë më të fundit janë nderuar me dekoratën "Nderi i Kombit" personalit­ete të rëndësishm­e të artit e kulturës. "Nderi i Kombit" është një dekoratë nderi e Republikës së Shqipërisë "që u jepet qytetarëve shqiptarë që me veprat dhe emrin e tyre nderojnë kombin shqiptar brenda dhe jashtë vendit". Me këtë dekoratë janë nderuar regjisori Kujtim Spahivogli, pas vdekjes, ambasadorj­a më e mirë shqiptare kudo në botë, sopranoja Ermonela Jaho, një nga aktorët më të suksesshëm shqiptarë para dhe pas ' 90- s, Ndriçim Xhepa, aktorja Roza Anagnosti, si dhe regjisori e dramaturgu Leka Bungo e aktorja Rajmonda Bulku.

Shumë më e gjatë se kaq ka qenë lista e Mjeshtërve të Mëdhenj. "Mjeshtër i Madh" është një dekoratë nderi e Republikës së Shqipërisë "që u jepet punonjësve të fushave të ndryshme të shkencës, artit, sportit, drejtimit, prodhimit dhe biznesit për punë të shquara". Në listën prej 26 emrash figurojnë emra artistësh të ndarë nga jeta si Albert Verria, Elida Cangonji, Shehri Mita, Bep Shiroka etj. Në këtë listë renditen emra regjisorës­h, aktorësh, këngëtarës­h. U nderua si "Mjeshtër i Madh" Kujtim Çashku, Gjergj Xhuvani, Viktor Zhusti, Xhevdet Feri, Gulielm Radoja, Eva Alikaj, por edhe Matilda Makoçi e Anisa Markarian, që e kanë braktisur skenën dhe ekranin që në vitet ' 90. Është dekoruar pas vdekjes aktori i humorit Vasillaq Vangjeli, Koçi i përjet- shëm i teto Ollgës ( si dhe dhjetëra karakterev­e të tjera) dhe me të njëjtin titull edhe aktori Julian Deda për kontributi­n e tij në spektakle humori, si "Portokalli" apo "Apartament­i 2XL". E ka marrë këtë titull pas vdekjes kompozitor­i i 35 kolonave zanore të filmave shqiptarë e të shumë këngëve, Kujtim Laro, por ama e ka marrë edhe Rozana Radi. De- korimi i kësaj të fundit është kthyer në një temë humori në rrjetet sociale. Tanimë, kushdo mund të pretendojë të ketë një dekoratë. Tek e fundit, të gjithë janë mjeshtër në punën e tyre.

 ??  ?? Presidenti Nishani, duke dekoruar Rozana Radin
Presidenti Nishani, duke dekoruar Rozana Radin
 ??  ??
 ??  ?? Aktori Julian Deda me titullin “Mjeshtër i Madh”
Aktori Julian Deda me titullin “Mjeshtër i Madh”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania