Panorama (Albania)

Miss Shqipëria, mbretëresh­a e bukurisë zgjidhet në Tepelenë

- Roland Suli

Zhvillimi i spektaklit Miss Shqipëria 2017 në Tepelenë, pa dyshim përbën një nga ngjarjet më të rëndësishm­e për këtë qytet. Atmosfera festive ka përfshirë qytetin e Ali Pashës, qëkurse 31 bukuroshet zbritën në qytet dhe nisën të gjallëroni­n rrugët dhe qendrat turistike me videoklipe­t e tyre. Pas xhirimeve në Progonat, ditën e shtunë, 11 qershor, në mesditë, bukuroshet u ngjitën në fshatin Lekël, për t'u njohur dhe promovuar kulturën e monumentet e këtij fshati. Një ngjarje që ngjall jo pak kuriozitet tek banorët, të cilët I kanë pritur me këngë e valle misset. Edhe më interesant­e u bë atmosfera kur nisën xhirimet nga regjisori Petri Bozo. Sheshi i fshatit, Kisha e Shën Marisë, por dhe gatimet tradiciona­le të zonës, u bënë pjesë videoklipe­ve, që më shumë se për të promovuar bukuroshet, kanë si qëllim promovimin e trashëgimi­së kulturore shqiptare.

Përgjatë tri orëve ato vizituan e zhvilluan xhirime në 7 kishat, kalanë dhe varrin e diplomatit dhe ministrit të Ali Pashë Tepelenës, Thanas Vaja, dhe ujësjellës­in e fshatit. Gjithçka u bë e mundur falë mikpritjes së lekljotëve me në krye Foti Sulin, Aleksandër Totin. Për regjisorin Petri Bozo, i cili prej 19 vitesh e zhvillon këtë aktivitet nëpër kalatë e Shqipërisë, ishte një ngjarje e veçantë ardhja në Tepelenë, një ëndërr e prekur me dorë, sidomos pas ndryshimev­e të bëra gjatë viteve të fundit, si pjesë e projektit Rilindja urbane. Ai renditi bukuritë e zonës, që e bënë edhe më interesant këtë edicion të Miss Shqipërisë. Por më e bukura pritet të vijë. Mbrëmja finale, në të cilën do të shpallet edhe më e bukura e Shqipërisë, do të zhvillohet të shtunën. Regjisori Bozo premton një spektakël të vërtetë plot surpriza. Vajzat konkurrent­e janë ato më të emocionuar­at, por edhe më të impresionu­arat nga qëndrimi në Tepelenë. Një nga konkurrent­et, Ornela Fucia, 20- vjeçarja nga Tirana, e cila studion në Fakultetin e Juridikut, viti i tretë, do të shprehej gati e habitur nga bukuritë e zonës. "Jam shumë e impresionu­ar nga natyra dhe mikpritja e banorëve të kësaj treve. Më ka bërë përshtypje në veçanti fshati Lekël, të cilin nuk e kisha dëgjuar më parë. Një fshat kaq i vogël që ka një pasuri kaq të madhe, me 7 kisha e objekte të tjera që janë një thesar i paçmueshëm i trashëgimi­së sonë kulturore". Por deri mbrëmjen e së shtunës, Tepelena ka ende shumë për të zbuluar.

 ??  ?? Konkurrent­et e Miss Shqipëria 2017, duke xhiruar videoklipe­t në Tepelenë, ku zhvillohet edicioni i radhës
Konkurrent­et e Miss Shqipëria 2017, duke xhiruar videoklipe­t në Tepelenë, ku zhvillohet edicioni i radhës
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania