Panorama (Albania)

NGA GJEORGJIA NË IZRAEL

-

Pas deklaratës së De Biazit, u njoftua se do të kishte deklaratë për shtyp nga presidenti Duka, por pas gati një ore u ndërrua ky version nga zyra për shtyp dhe u bë me dije se kreu i FSHF- së do të dilte vetë përpara mediave për t'iu përgjigjur interesimi­t të tyre.

Në fakt, dje, kreu i institucio­nit të futbollit në vendin tonë doli në një konferencë për shtyp, përkrah trajnerit për ta falënderua­r për bashkëpuni­min. Duka iu përgjigj pyetjeve dhe gjatë fjalës së tij sqaroi mungesën e një bisede për rinovimin me trajnerin italian, mundësinë e kandidatëv­e shqiptarë për ta pasuar, si dhe për emrin e Paolo Tramexani- t.

Cila është arsyeja e kësaj konference?

Arsyeja që jemi sot ( dje) këtu është ajo që ju keni dëgjuar dje, deklarata e trajnerit që ka vendosur të mos vazhdojë kontratën pas këtij edicioni. Një vendim që personalis­ht më ka surprizuar. Më surprizoi fakti që u dha dje, por jo vendimi, sepse ka qenë një diskutim i përbashkët, edhe pse jo në të njëjtin mendim. Mendimi i tij ishte që cikli ka mbaruar, por kjo nuk ishte bindja ime. Kam menduar se mund të ndryshojë mendim, ndaj dhe nuk kemi bërë gjë publike, por në konferencë trajneri i qëndroi mendimit të tij. Më 14 dhjetor të vitit 2011, FSHF do të njoftonte arritjen e një marrëveshj­eje 2- vjeçare me trajnerin italian, Xhiani de Biazi. Vetëm dy muaj më pas, pikërisht në shkurt të vitit 2012, trajneri do të bënte edhe debutimin në miqësoren kundër Gjeorgjisë, të humbur me rezultatin 2- 1. Afro gjashtë vite më pas, trajneri që çoi Shqipërinë për herë të parë në Europian, la stolin pas fitores 0- 3 në Izrael.

Dorëheqja e De Biazit…

Falënderoj misterin për kontributi­n që ka dhënë në ekipin kombëtar, në futbollin shqiptar, në të gjithë punën tonë në federatë. Jam disi jo i qetë, i emocionuar, sepse kemi kaluar 5 vite punë, të cilat kanë pasur gjithçka brenda. 5 vite me shumë emocione dhe me debate për zhvillim, me një sukses të pazakontë që për mua personalis­ht do lërë shenjë në jetë si një nga sukseset më të mëdha që kam përjetuar falë kontributi­t të tij. Sot, megjithëse një ditë jo shumë normale, jo shumë e mirë, ndahemi me një bindje pozitive që bëmë mirë, bëmë zgjedhjen e duhur.

Pse kanë munguar negociatat për rinovimin e kontratës?

Negociatat për kontratë dëmtojnë, në asnjë rast nuk ka qenë mendimi im të mos vazhdojmë më tej. Nuk mund të them asnjë lloj konkluzion­i, përveçse besimit të patundur që De Biazi është trajneri më i mirë për mua i Kombëtares. Trajneri që ka arritur rezultatin më të mirë dhe suksesin më të madh të Kombëtares. Për këtë dua ta falënderoj. Nga pikëpamja

Kurrë mos thuaj kurrë! Mund të jetë një alternativ­ë, pasi është një person që e njeh Kombëtaren shqiptare të futbollit.

Sa gjasa ka që pasuesi të jetë një trajner shqiptar?

Nuk kam menduar asgjë për emra konkretë, por besoj se që nga sot ( dje) do të filloj të kërkoj. Nuk e kam mbyllur asnjëherë opsionin shqiptar apo të huaj. E rëndësishm­e është që të jetë i mirë.

Pse nuk i keni dhënë sinjale më parë De Biazit për një rinovim të mundshëm?

Nuk kam menduar që është vonë, kam menduar në të njëjtën mënyrë para Europianit. Kam thënë publikisht që të presim mbarimin dhe pastaj diskutojmë për kontratat, duke i qenë besnik i mendimit se diskutimet kontraktua­le gjatë edicionit ndofta cenojnë mbarëvajtj­en e ekipit. Në fund do të diskutonim për të ardhmen në këtë mënyrë. Nuk kam qenë i vendosur dhe i bindur që De Biazi ka mbyllur ciklin, ndoshta nuk kam qenë as i bindur se mund të japë shumë më shumë. Por ndofta mund të ishte dhënë një sinjal. Ku i dihet, ndofta është bërë mirë që nuk është dhënë...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania