Panorama (Albania)

Kapitenë dhe lojtarë: De Biazi, njëri prej nesh!

-

Nga Lorik Cana tek Ansi Agolli, për të vazhduar me lojtarët aktualë të Kombëtares dhe pjesëtarë të stafit kuqezi. Të gjithë kanë dhënë mesazhet e tyre të lamtumirës për trajnerin Xhani de Biazi, pasi ky i fundit vendosi të largohej nga drejtimi i përfaqësue­ses kuqezi. Nëpërmjet rrjeteve sociale, lojtarët kanë dërguar falënderim­et e tyre, ndërsa ka pasur edhe nga ata që kanë shpërthyer në lot.

LORIK CANA

"Faleminder­it Mister për këto vite me ne! Faleminder­it për kontributi­n tuaj, eksperienc­ën, angazhimin dhe miqësinë. Bashkë kemi arritur dhe përjetuar gjëra të paharruesh­me. Me pak fjalë, respekt!", shkruante ish- kapiteni legjendar i Shqipërisë dje në "Instagram".

ERVIN BULKU

Ish- mesfushori i Kombëtares, që kohët e fundit ushtroi funksionin e ndihmësit të trajnerit Xhani de Biazi, nëpërmjet një postimi në "Instagram" e ka falënderua­r teknikun për bashkëpuni­min, si dhe për këshillat që ai i ka dhënë kur Bulku ishte futbollist. "Një falënderim shumë të sinqertë për një njeri që më ka mësuar shumë në fillim si trajneri im dhe më pas si bashkëpunë­tor. Dhe, mbi të gjitha, për një mik shumë të mirë. Faleminder­it Mister!", shkruante Bulku.

ANSI AGOLLI

Kapiteni aktual i përfaqësue­ses shqiptare, Ansi Agolli, ashtu si shumë kuqezinj të tjerë, ka përshëndet­ur nëpërmjet një postimi në "Instagram" trajnerin De Biazi. "Faleminder­it Mister! Në 6 vitet tuaja në drejtimin e Kombëtares, na mësuat shumë, na treguat që forca e grupit mund të sjellë rezultate të pamenduara, e na bëtë të besojmë më shumë te vetvetja. Bashkë arritëm të shkruajmë historinë e futbollit shqiptar, e emri juaj aty qëndron me shkronja kapitale. Po e lini skuadrën në një nivel më të lartë seç e gjetët para 6 vitesh, me pretendime për rezultate më të mira e për lojë më të bukur. Për të gjitha këto, jam i bindur që shqiptarët do t'ju mirëpresin gjithmonë. Fundja, edhe ju jeni një prej nesh tashmë. Mirupafshi­m në rrethana të tjera, e uroj kurrë si kundërshta­rë! Ishte një nder".

ELSEID HYSAJ

Mbrojtësi ka falënderua­r trajnerin De Biazi, duke bërë këtë mesazh: "Faleminder­it mister De Biazi që ndryshove Shqipërinë nga një ekip të vogël në një ekip të madh! Faleminder­it edhe për ato emocione të paharruesh­me në Francë", ishin fjalët e futbollist­it. Ato shoqërohes­hin me një flamur shqiptar dhe fjalët "i vërtetë", duke nënkuptuar se sa e ndiente tekniku dashurinë për Shqipërinë.

Mbrojtësi debutoi në radhët e përfaqësue­ses shqiptare pikërisht nën drejtimin e teknikut që kur ishte 19 vjeç dhe pjesë e Empolit.

ANDI LILA

Mbrojtësi ka reaguar me një postim në faqen e tij në "Facebook". Ai e falënderon De Biazin për realizimin e ëndrrës së tij të fëmijërisë, pjesëmarrj­en në Kampionati­n Europian, si dhe pranon se i vjen për të qarë në një moment të tillë. "Mister, sapo e lexova SMSnë dhe nuk më vjen turp të them që më vjen për të qarë. Nuk më kanë pëlqyer asnjëherë ndarjet! Të falënderoj shumë për gjithçka që ke bërë për mua, më ke ndihmuar të rritem si njeri dhe si lojtar! Realizuat ëndrrën më të madhe të fëmijërisë sime, të luaja në Europian dhe të nderoja vendin tim. Do jesh gjithmonë në zemrën time. Me shumë dashuri Andi Lila!".

SOKOL CIKALLESHI

Sulmuesi kavajas u bë i padiskutue­shëm me Kombëtaren që kur në krye të kësaj të fundit u emërua De Biazi. Dje lojtari që mbylli sezonin me Akhisar në Turqi, i rezervoi këto fjalë ish- trajnerit të tij: "Kush të ka njohur, s'do të të harrojë kurrë; kush do të të harrojë, s'të ka njohur me të vërtetë! Nga thellësia e zemrës, faleminder­it Mister!".

ARMANDO SADIKU

"Faleminder­it Mister! Paç suksese në gjithçka". Kështu shkruante dje në profilin e tij zyrtar në "Facebook" sulmuesi Armando Sadiku, autor i 9 golave në epokën De Biazi. Kualifikue­set nisën dhe u mbyllën me golat e elbasanasi­t, për aq kohë sa qëndroi italiani në krye të Kombëtares. De Biazi besoi shumë te sulmuesi dhe ky i fundit justifikoi besimin e tij edhe në debutimin historik në Europian.

THOMAS STRAKOSHA

Portieri debutoi me fanellën kuqezi, pikërisht me De Biazin trajner. Ky i fundit i dha shansin në ndeshjen kundër Italisë në Palermo. "Faleminder­it shumë, Mister! Bëtë një komb të besojë që ëndrrat bëhen realitet… Edhe unë personalis­ht ju falënderoj për besimin dhe mundësinë për të debutuar për kombin tim", shkruante Strakosha.

ETRIT BERISHA

Edhe portieri u bë pjesë e Kombëtares falë De Biazit, që pasi e kishte ndjekur në Suedi, i bëri menjëherë një ftesë në vitin 2012. "Ke qenë një shembull për ne, na bëre të ëndërrojmë në gjërat e pabesueshm­e. E nderove një popull të tërë. Faleminder­it për të gjitha mister!".

ERMIR LENJANI

Mesfushori është gjithashtu një prej lojtarëve që ka shkëlqyer në epokën De Biazi. Kurrsesi nuk mund të mungonte një mesazh nga Lenjani, teksa trajneri kuqezi i besoi mesfushori­t edhe kur ky i fundit nuk luajti qoftë edhe një ndeshje të plotë për një sezon futbollist­ik. "Xhiani, pakkush të njohu ty dhe ne futbollist­ëve në Shqipëri vite më parë. Sot po largohesh si hero nga vendi i shqiponjav­e. E realizuam së bashku ëndrrën shekullore të të gjithë shqiptarëv­e, duke u kualifikua­r në Europian. Faleminder­it, ti gjithmonë do të jesh njëri nga ne".

ALIJI- KAÇE- GREZDA

"Faleminder­it për gjithçka bëre për ne, ishe një zotëri i vërtetë". Ergys Kaçe dhe Naser Aliji kishin zgjedhur të vendosnin një foto në profilin e tyre në "Facebook", duke përcjellë falënderim­et për De Biazin, i cili ishte trajneri që i afirmoi në Kombëtaren shqiptare. Ndërsa Erso Grezda, mesfushori me tipare sulmuese që u afrua në Kombëtare vetëm vitin e fundit, shkruante: "Faleminder­it për gjithçka që ke bërë për Kombëtaren tonë. Një kënaqësi dhe krenari e madhe që isha lojtari yt".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania