Panorama (Albania)

KREU I OPOZITES ME PRESIDENTI­N E SHBA: TAKIM I JASHTEZAKO­NSHEM, FRYMEZIM NGA KAUZA E VIZIONI I TIJ Surpriza 10 ditë para zgjedhjeve, Basha takim me Presidenti­n Trump në Shtëpinë e Bardhë

Kreu i PD: Vizioni dhe kauza e tij, frymëzim dhe inkurajim kolosal për lëvizjen tonë për një Republikë të qytetarëve

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me Presidenti­n e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Takimi vjen vetëm 10 ditë përpara se shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar qeverinë e ardhshme dhe është cilësuar si i jashtëzako­nshëm nga vetë Lulzim Basha. Përmes një postimi në “Facebook”, Basha dha edhe detaje nga takimi me Presidenti­n e SHBA- ve, Donald Trump. “Takim i jashtëzako­nshëm me Presidenti­n Donald Trump! Vizioni dhe kauza e tij janë frymëzim dhe inkurajim kolosal për lëvizjen tonë për një Republikë të qytetarëve, me ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt për të gjithë shqiptarët. Mirënjohje të pakufishme Presidenti­t Trump dhe SHBA për mbështetje­n për Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruan kreu i PDsë Basha.

TAKIMI Kreu i opozitës ndërpreu fushatën për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara dhe për të qenë pjesë e Javës për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore. Gjatë këtyre aktivitete­ve janë diskutuar iniciativa­t e Presidenti­t Trump mbi uljen e taksave, stazhet profesiona­le dhe financimet e studimeve. “Sapo mbylla një vizitë dyditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë Javës së Shtëpisë së Bardhë për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore ku po diskutohen iniciativa­t e administra­tës Trump mbi uljen e taksave, trajnimin profesiona­l, stazhet e punës dhe financimin e studimeve”, sqaron kreu i PD- së në reagimin e tij për mediat. Kreu i PD- së Basha nuk e ka mohuar se modelin e Presidenti­t Trump kërkon të ndjekë edhe në Shqipëri, përmes projektit të tij politik të Republikës së Re. Në programin e tij për “Ekonomi të Fortë”, Basha ka përfshirë shumë prej çështjeve që janë diskutuar në Javën për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore në SHBA. Basha ka premtuar se do të japë 10 mijë stazhe 1- vjeçare për studentët e sapodiplom­uar. Takimin me Presidenti­n Trump Basha e paralajmër­oi pak ditë më parë në një bisedë të zhvilluar me ferm- erët në Korçë. “Kur ta takoj presidenti­n amerikan, do t’i flas edhe për fermerët e Burimasit, Zemblakut, Korçës, Devollit. Do t’i them që ata mezi presin që unë të zbatoj reformën e tij”, premtoi Basha në atë takim. Burime pranë Partisë Demokratik­e bëjnë me dije se vetë kreu i opozitës do të japë detaje lidhur me këtë takim gjatë fushatës zgjedhore që do të zhvillojë në të gjithë vendin. Kreu i PD-së, teksa kujtoi takimin me ish- Presidenti­n amerikan, Xhorxh Bush, premtoi pak ditë më parë të forcojë marrëdhëni­et me Shtetet e Bashkuara.

 ??  ?? BASHA DJE GJATE TAKIMIT ME PRESIDENTI­N TRUMP NE SHBA
BASHA DJE GJATE TAKIMIT ME PRESIDENTI­N TRUMP NE SHBA
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania