Panorama (Albania)

Çudia D’Annunzio dhe pak Shqipëri në tryezë

“Përtej së majtës dhe së djathtës”

- AUREL PLASARI

Sapopërfun­dova së pari një dokumentar historik për shkrimtari­n Gabriele d’Annunzio - jua rekomandoj - dhe kuptova që pozicionim­i politik “Përtej...

së majtës dhe së djathtës” paskësh qenë i tiji këtu e 100 e më shumë vjet të shkuar: kështu e citon nga një intervistë e shkrimtari­t specialist­ja e veprës së tij në min. 9.329.36 të dokumentar­it. Përpos ndikimit të madh në kulturën italiane nëpërmjet veprimtari­së së tij në letërsi, teatër, kinematogr­afi etj., pa përjashtua­r sjelljet prej seksualist­i me të cilat e emancipoi borgjezinë italiane të kohës, D’Annunzio u përfshi edhe në politikë. Në të vetmen legjislatu­rë në të cilën mori pjesë në Parlamenti­n e Italisë ( 1897-), ndonëse i së djathtës së skajshme, pati shumë raste kur refuzoi miratimin e ligjeve duke mbështetur të majtën. Në një seancë madje u ngrit demonstrat­ivisht nga ndenjësja e vet në anën e djathtë të sallës dhe vajti e u ul në anën e majtë: gjest teatral, pa dyshim.

Por idetë e tij politike të një liberalizm­i të skajshëm u dukën veçan në veprën e tij më të çuditshme, shtetin e pavarur të ashtuquajt­ur “Reggenza Italiana del Carnaro” ( në pritje të bashkimit me Italinë). Duke mos pranuar vendimin e Fuqive të Mëdha mbas Luftës I Botërore për të mos ia dhënë Fiumen Italisë, ai e futi atë në dorë me një trupë prej vetëm 1.000 “legjionarë­sh” pa shkrehur asnjë armë. Statuti që hartoi ai vetë për shtetin e tij të pavarur do të konkurront­e sot edhe kushtetuta­t më liberale. Ai fillonte kështu:

“Të gjithë qytetarët e shtetit, të të dyja sekseve, janë dhe ndihen të barabartë ndaj Ligjit të ri. Liritë e mendimit, të shtypit, të mbledhjes, u janë garantuar të gjithë qytetarëve. Çdo kult fetar është i pranuar”.

Falë një Statuti të tillë Fiumeja u shndërrua në modelin e një lirie në kufijtë e libertinaz­hit të panjohur as më parë dhe as më mbas: u lejua homoseksua­lizmi i hapur, u lejuan të gjitha drogat, veçanërish­t kokaina përdorej rëndom etj. Ky shtet i D’Annunzio- s nuk e pati jetën të gjatë - nuk mund ta toleronin as Fuqitë e Mëdha dhe as qeveria e Romës - ai u prish mbas 16 muajsh.

Çfarë do të mungonte në dokumentar për ne? Në të mund të shihet disa herësh edhe studioja e tij, tryeza e punës etj., ashtu siç i la ai në pronën e tij sot të vizitueshm­e nga turistët “Il Vittoriale”. Sikur autorët të kishin pasur ndonjë interes për Shqipërinë do të kishin vënë re që mes librave mbi tryezën e punës ndodhet edhe një fjalor shqip- italisht, ai i shoqërisë “Bashkimi” i vitit 1908, i cili mban kushtimin e Hasan Prishtinës për D’Annunzio-n. Ka qenë vetë D’Annunzio i interesuar për shqipen? Apo thjesht një dhuratë simbolike nga Hasan Prishtina? Por përse e mbante pikërisht mbi tryezën e punës? Koliqi ka përmendur edhe një foto të formatit të madh, që D’Annunzio ia ka pas dhuruar Fishtës, me këtë kushtim: “Al gran poeta della gloriosa gente d’Albania Pater Fishta fratermane­nte. Gabriele d’Annunzio”.

Ka qenë vetë D’Annunzio i interesuar për shqipen? Apo thjesht një dhuratë simbolike nga Hasan Prishtina? Por përse e mbante pikërisht mbi tryezën e punës? Koliqi ka përmendur edhe një foto të formatit të madh, që D’Annunzio ia ka pas dhuruar Fishtës, me këtë kushtim: “Al gran poeta della gloriosa gente d’Albania Pater Fishta fratermane­nte. Gabriele d’Annunzio”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania