Panorama (Albania)

Kapet parukierja, shfrytëzon­te klientet për prostituci­on

-

TIRANE - Një parukiere 50- vjeçare është vënë në pranga dje nga Policia e Tiranës, pasi bashkë me të dashurin e saj 62 vjeç dyshohet se shfrytëzon­in për prostituci­on kliente që merrnin shërbime në sallonin e saj të bukurisë. Burime nga policia thanë se gjatë operacioni­t të koduar "Real", u arrestuan edhe një klient, banues në Prishtinë, si dhe vajza që ushtronte prostituci­on, një 27- vjeçare nga Tirana. Të njëjtat burime thanë se, gjatë hetimeve për rrjetin e prostituci­onit rezultoi se tutore ish- te 50- vjeçarja me iniciale T. Th. e ndihmuar edhe nga i dashuri i saj, 62- vjeçari me iniciale P. J. Gruaja e dyshuar si tutore kishte ngritur një skemë të veçantë për shfrytëzim­in e prostituci­onit. Për klientet që nuk kishin para të paguanin shërbimet që kryenin në sallonin e saj të bukurisë, ajo në disa raste ua bënte shërbimet falas. Por kur mblidheshi­n shumë para dhe ato nuk kishin mundësi t'i paguanin, 50-vjeçarja kontaktont­e me të dashurin e saj, i cili gjente klientë dhe ato duhej të prostituon­in në mënyrë që të shlyenin borxhin. Vajzat e reja transporto­heshin nga i dashuri i saj në motele të ndryshme në Vaqarr dhe Ndroq, ku ofronin shërbime seksi kundrejt një pagese nga 100 deri në 200 euro. Këto para përvetësoh­eshin nga çifti, pasi vajzave u bëhej e qartë se këtë shër- bim po e kryenin për të shlyer detyrimet që ato i kishin parukerisë ku kishin marrë shërbime pa paguar para. Policia tha dje se, përveç tutorëve, u arrestuan në flagrancë shtetasit B. D., 52 vjeç, nga Kosova dhe 27- vjeçarja me iniciale E. P., të cilët u kapën në një motel. Policia vijon hetimet për të identifiku­ar vajza të tjera që janë shfrytëzua­r për prostituci­on nga çifti i arrestuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania