Panorama (Albania)

Pranga biznesmeni­t shqiptar të naftës, me 20 kg kokainë

Mediat greke: I arrestuari, një ndër më të pasurit në Shqipëri

- GREQI

Një biznesmen grek, pronar i një kompanie nafte në Shqipëri, u arrestua në Larisa, pasi u kap me një sasi të madhe kokaine.

Siç raportojnë mediat greke, Athanasios Karatzouni­s, i njohur edhe si president i një skuadre futbolli, ra në gjurmët e policisë pasi kjo e fundit kishte në hetim prej disa kohësh tre shtetas shqiptarë, njëri prej të cilëve po biznesmen në fushën e naftës. Emri i këtij të fundit nuk është bërë i ditur nga policia vendase për të mos prishur hetimet, por siç raportojnë mediat vendase, ai është një ndër njerëzit më të pasur të Shqipërisë.

Mediat, që u referohen burimeve të policisë vendase, flasin për biznesmeni­n shqiptar i cili rezulton të jetë "koka" e rrjetit ndërkombët­ar të drogës. Gazeta "Espresso" shkruan se shqiptari u arrestua në Trikalla gjatë një operacion antidrogë, që u zhvillua të mërkurën e kaluar, por që deri më dje ishte mbajtur i fshehtë. "Truri i rrjetit ndërkombët­ar, gjithashtu i arrestuar në Trikalla, thuhet se është një nga njerëzit më të pasur të Shqipërisë, i përfshirë në biznesin e transporti­t të gazit natyror dhe naftës, me disa aktivitete në shumicën e vendeve të Ballkanit, Turqi, Izrael dhe Katar", shkruhet më tej në "Espresso". Kokaina e sekuestrua­r ishte paketuar me një logo të "PlayBoy" dhe sipas policisë kishte ardhur direkt nga Kolumbia, konkretish­t nga karteli i drogës "Cali". Sipas Policisë, në një banesë të biznesmeni­t grek në fshatin Lazarina u zbuluan 100 mijë euro cash, që u konfiskuan, si edhe 10 kg e 820 gr kokainë. Kurse 10 kg të tjera kokainë janë gjetur në pronën e njërit prej shqiptarëv­e në fshatin Fiva.

Siç mësohet, autoritete­t në Greqi fillimisht ranë në gjur- mët e trafikantë­ve nga Shqipëria dhe më pas zbuluan se i përfshirë ishte edhe biznesmeni, i cili është i njohur në shtetin grek, sidomos në zonën e Trikallas, për shkak të një klubi futbollist­ik që kishte në zotërim. Mësohet se shqiptarët ishin prej kohësh në hetim dhe policia vendosi të ndërhyjë pasi siguroi prova të mjaftueshm­e me metoda speciale të hetimit. Operacioni u finalizua në një moment kur policia nuk kishte dyshime se nga kontrollet që do të kryheshin do të gjendej drogë, para dhe sende të tjera që implikonin në trafikun ndërkombët­ar. Siç mësohet, në momentin e ndërhyrjes, asnjëri prej të arrestuarv­e nuk tentoi të bënte rezistencë. "Tre shtetasit shqiptarë i kemi pasur prej kohësh në përgjim dhe nëpërmjet tyre ramë në gjurmët e biznesmeni­t Athanasios Karatzouni­s. Ne ndërhymë kur arritëm të siguronim të gjitha provat që i implikonin ata në rrjetin ndërkombët­ar të drogës", bëri të ditur Policia greke.

Biznesmeni grek i arrestuar mësohet se ka qenë i dënuar më parë për kontraband­ë cigaresh në Holandë. Operacioni policor është zhvilluar të mërkurën, ku përveç drogës biznesmeni­t iu sekuestrua dhe një shumë prej 100 mijë eurosh. Dyshohet se zona e Larisës dhe Trikala ishin stacionet e magazinimi­t të drogës, nga të cilat më pas ajo shpërndahe­j në vende të tjera. Athanasios Karatzouni­s, biznesmen i njohur në Trikalla të Greqisë, ka qenë president i ekipit lokal të futbollit. "Ai ka qenë i arrestuar dhe i dënuar me 4 vite burg në vitin 2000 së bashku me një të afërmin e tij për kontraband­ë cigaresh nga Holanda në Greqi. Ata apeluan vendimin e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit i la të lirë", bëri të ditur Policia greke. Prej disa kohësh ai mbahej në përgjim, ndërsa policia ra në gjurmët e tij, pasi kishte në hetim tre shtetas shqiptarë, njëri prej të cilëve biznesmen. "Eleftheros Typos" raporton se biznesmeni që është arrestuar, Athanasios Karatzouni­s, është pronar i një kompanie nafte në Shqipëri dhe i një kompanie të domateve në Greqi. Ai është person me precedentë penalë, pasi më 19 shtator të vitit 2000 u dënua me 6 vite burgim për kontraband­ë cigaresh nga Holanda.

 ??  ?? Biznesmeni grek, Athanasios Karatzouni­s
Biznesmeni grek, Athanasios Karatzouni­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania