Panorama (Albania)

E gëzofshim sheshin!

- EDMOND TUPJA

Këtoditë, pas gati dy vjet punimesh madhështor­e, u hap më në fund për publikun këmbësor të kryeqyteti­t tonë sheshi “Skënderbe”, konceptimi, projektimi dhe realizimi i rindërtimi­t të të cilit u trumbetuan me një tamtam publicitar të madhërishë­m, të paparë e të padëgjuar ndonjëherë në zemër të Tiranës, që nuk po resht së çudituri, prej kaq e kaq vitesh, nga bëmat ndërtimtar­e si në lartësi...

, ashtu edhe në gjatësi e në gjerësi. E gëzofshim, pra, sheshin tonë! Pa dyshim që kryebashki­aku Erion Veliaj, ose lali Eri, siç e thërrasin me respekt, dashuri e admirim të pakufishëm një numër i konsiderue­shëm i banorëve të Tiranës, ka meritat e tij të veçanta për ripërtërit­jen e sheshit “Skënderbe” si kryeveprën urbanistik­e gjeniale të kryeqyteti­t tonë të shtrenjtë kapitalist. Gjithsesi, kjo kryevepër kryelartë ka ngjallur debate te tiranasit e disa shtresave shoqërore, çka është diçka krejt normale për shoqëritë demokratik­e, qofshin ato edhe post diktatoria­le, siç është e do të jetë edhe për disa kohë ( por sa?) rasti i atdheut tonë të vyer, banorët e të cilit tregohen jo rrallëherë alergjikë ndaj së resë. Po, po, tregohen të tillë, sepse e reja diku të tremb, diku të dhemb, diku të djeg e gudulis, diku të shpon e të gërric. Shembulli më kuptimplot­ë në këtë drejtim është ai i francezëve më shumë se një shekull e një çerek më parë, kur mësuan se mu në zemër të Parisit do të ndërtohej kulla Eiffel: Asokohe, pesëdhjetë artistë francezë, shkrimtarë, piktorë, kompozitor­ë e arkitektë të njohur – si Aleksandër Dymai ( i biri), Gi dë Mopasani, Sharl Gunoi, Lëkont dë Lili, Sharl Garnjei e Syli Prydomi, – botuan një letër kundër kullës së zotit Eiffel. Dhe debati vazhdoi me vite edhe pas përurimit të saj: poetë e prozatorë si Gijom Apolineri, Blez Sandrari e Lui Aragoni dhe dymbëdhjet­ë piktorë të famshëm u frymëzuan prej asaj, madje Rober Dëlonei pikturoi tridhjetë tablo me temë kryesore pikërisht kullën Eiffel, e cila nuk la pa frymëzuar edhe një numër kineastësh.

Shumë dëshirë do të kisha që intelektua­lët dhe artistët shqiptarë, brenda e jashtë vendit, të gjallëroni­n një debat sadopak të ngjashëm lidhur me sheshin i ribërë “Skënderbe”, por kot e kam që lodh mendjen në këtë pikë: Politika shqiptare me zgjedhjet e 25 qershorit ka zënë përfundimi­sht vatrën e vëmendjes publike dhe i ka futur bashkatdhe­tarët e mi në një vorbull shumë më pasionante hamendësim­esh drithërues­e.

Sidoqoftë, koha punon për sheshin e rilindur falë optikës voluntaris­te të kryebashki­akut Veliaj: me kalimin e pamëshirsh­ëm të viteve e të dhjetëvjeç­arëve, shqiptarëv­e, njerëz anonimë apo persona publikë të të gjitha specieve ( dhe jo specave) qofshin ata, do t’u mësohen sytë me tiparet në mos agresive, të paktën imponuese, të sheshit “Skënderbe” dhe, pak e nga pak, si pa u ndier, do të nisin ta përshkojnë sheshin në fjalë me indiferenc­ën më të paqtë në botë.

Së fundi, i vetmi që u tregua menjëherë tërësisht mirënjohës ndaj kryebashki­akut Veliaj është miku dhe ishkolegu im Françesk Armadhi ( zakonisht kritik i pandreqshë­m ndaj pushtetarë­ve), pasi mësoi se kryebashki­aku Veliaj e paska cilësuar sheshin “Skënderbe” me shumë krenari, anipse pa shumë modesti, si më të bukurin e Europës dhe që paska ngjallur zili gati në çdo kryeqytet të kontinenti­t tonë deri në atë pikë sa kryebashki­akët europianë gati pa përjashtim paskan shprehur dëshirën e zjarrtë të vijnë për një vizitë tejet serioze, admiruese e të pakushtëzu­ar pikërisht te sheshi në fjalë për t’u frymëzuar se si t’i rikonstruk­tojnë edhe ata sheshet kryesore të kryeqytete­ve të tyre. Mirënjohja e Françesk Armadhit arriti kulmin kur në një shkrim të botuar në gazetën “Zëri i Bërrakës”, pasi ngre në qiell ndërtimin e parkingut të nëndheshëm në sheshin “Skënderbe” ( i cili, sipas atij, mund të shërbejë edhe si strehim për tiranasit në rast se Koreja e Veriut, terroristë­t islamistë dhe talebanët bombardojn­ë Tiranën), i propozon presidenti­t të ardhshëm që kur të festohet përvjetori i parë i rilindjes, në drejtimin e duhur, të sheshit “Skënderbe”, nismëtarit dhe autorit të kësaj rilindjeje, pra, kryebashki­akut Erion Veliaj, t’i akordohet dekorata e ( l) artë “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, kurse, për të shmangur çdo përplasje apo disonancë, sheshi “Skënderbe” të pagëzohet me emrin e rikrijuesi­t të tij të lavdishëm “Erion Veliaj”!

Sidoqoftë, koha punon për sheshin e rilindur falë optikës voluntaris­te të kryebashki­akut Veliaj: me kalimin e pamëshirsh­ëm të viteve e të dhjetëvjeç­arëve, shqiptarëv­e, njerëz anonimë apo persona publikë të të gjitha specieve ( dhe jo specave) qofshin ata, do t’u mësohen sytë me tiparet në mos agresive, të paktën imponuese, të sheshit “Skënderbe” dhe, pak e nga pak, si pa u ndier, do të nisin ta përshkojnë sheshin në fjalë me indiferenc­ën më të paqtë në botë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania