Panorama (Albania)

Zgjedhjet, Ballkani ka nevojë për një qasje të re

- RUDINA HAJDARI

Nënjë mëngjes të lagësht veror në Tiranë, dy kundërshta­rë politikë qëndruan në krah të njëri- tjetrit buzë portës së Kuvendit për të shpjeguar se kishin arritur një ujdi për t’i dhënë fund krizës elektorale në Shqipëri. E ndërsa të dy liderët filluan të përshkruan­in kornizën e zgjidhjes së arritur, lideri...

i Opozitës, Lulzim Basha dhe Kryeminist­ri Edi Rama i dhanë dorën njëri- tjetrit. Disa nga gazetarët dhe politikanë­t e pranishëm e brohoritën këtë akt. Kjo brohoritje ishte më se e merituar, sepse Shqipëria kishte shmangur një krizë serioze politike përmes negociatav­e. Në një rajon ku armiqësitë dhe rivalitete­t kokëforte partiake ngulfatin frymëmarrj­en politike, Shqipëria i tregoi vetes se e ka vullnetin për të ecur përpara.

Për ndokënd të painformua­r në Europë, Shqipëria ka qenë e ngërthyer në një krizë të rëndë politike qysh prej 18 shkurtit. Shqiptarët kanë parë dy parti politike, me një rivalitet të ashpër e të komplikuar, të luftojnë të njëjtën betejë mediatike që karakteriz­on preludin e shumë fushatave elektorale. Ndoshta, për herë të parë qysh prej rënies së komunizmit në 1990, kërcënimet dhe grindjet u venitën nga kujtesa. Ne pamë dy politikanë të arrinin një kompromis të arsyeshëm.

Bazuar në një plan 20 pikësh të hartuar nga kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamenti­t Europian, David McAllister, Shqipëria do të zhvillojë zgjedhjet më 25 qershor, e pajisur me një paketë masash për të rritur transparen­cën elektorale, në një vend ku shitblerja e votës, ryshfeti dhe numërimet e përçudnuar­a të votave kanë pen- guar rotacionin demokratik të pushtetit. Presidenti Bujar Nishani dekretoi shtyrjen e zgjedhjeve me një javë, duke lejuar kështu pjesëmarrj­en e të gjitha partive.

Shtrëngimi i duarve mes Bashës dhe Ramës ishte një gjest i vogël, por fryma e kompromisi­t e treguar në Shqipëri duket se mungon në relievin politik të Ballkanit, aty ku parlamenta­rët bëjnë shfaqje teatrale mediatike dhe u ndërsehen me ofendime kundërshta­rëve politikë.

Tashmë, ndërsa po shkojmë drejt zgjedhjeve, reformat urgjente që i lipsen Shqipërisë nuk janë vetëm gjestet, por vendimet. Pavarësish­t dallimeve, Basha dhe Rama treguan se kjo mund të arrihet.

Protesta e Partisë Demokratik­e u ngrit nga zemërata qytetare për korrupsion­in e lartë, për kanabizimi­n e vendit dhe kriminaliz­imin e politikës dhe administra­tës, nga zyrtarë dhe politikanë me rekorde kriminale. Shumë media kanë raportuar për deputetë me rekorde kriminale dhe me pasuri të pajustifik­uara. Korrupsion­i politik ka sjellë pasuri të pajustifik­ueshme edhe për sistemin gjyqësor. Dekriminal­izimi duhet të vazhdojë, për të spastruar kriminelët që mbajnë ende pushtet.

Plani McAllister synon të adresojë këto çështje të mëdha politike – të riformatim­it institucio­nal dhe monitorimi­t në shkallë të gjerë- por me qëllim që të jetë dobiprurës­e për vendin, duhet të fokusohemi tek ato probleme të mprehta e të përditshme që hasin qytetarët shqiptarë në jetën e tyre.

Sipas të dhënave të INSTAT- it, në vitin 2016, paga mesatare bruto në muaj është 45,845 lekë ose 339.98 euro, krahasuar me pagën mesatare bruto prej 1063.00 eurosh në Kroaci, 1069.00 euro në Greqi dhe 2033.00 euro në Itali. Qartazi, është e lehtë të kuptohet se pse të rinjtë emigrojnë në masë dhe po aq shqetësues­e është emigrimi i elitës intelektua­le dhe profesiona­le.

Tashmë që u zgjidh ngërçi politik, duhet të tregojmë se demokracia ka nevojë për të gjithë dhe se votuesit duhet të jenë përfituesi­t përfundimt­arë të demokracis­ë. Një plan ekonomik që adreson problemet rrënjësore do të ishte i mirëpritur. Investimet direkte të huaja përbëjnë doemos një prioritet – por është plotësisht abstrakte deri sa politikat e vendosura të lejojnë që të shkojnë më shumë para në duart e qytetarit.

Pavarësish­t përmirësim­eve margjinale të qeverisë së Edi Ramës, Shqipëria është ende një vend ku papunësia për moshat 15- 29 është rritur në 28.9%. Vetëm 6.7% e të rinjve nën 25 vjeç në Gjermani ishte të papunësuar në mars 2017. E ndërsa nuk është një krahasim ekzakt, për shkak të destabilit­etit ekonomik në Greqi dhe shtetet e tjera të Europës Jugore, papunësia te të rinjtë, në 28 vendet anëtare, në 3- mujorin e parë të 2017 ishte 17.2%.

Në këto kushte, nuk është e vështirë të kuptosh se pse Shqipëria po përballet me një emigrim në masë drejt BE- së. Shqipëria duhet të ruajë frymën e bashkëpuni­mit dhe ndershmëri­së në zhvillimin e zgjedhjeve të 25 qershorit, duke riangazhua­r dhe inkurajuar një elektorat që me të drejtë është i zhgënjyer. Për shqiptarët, kostot për të mbushur serbatorin e një makine apo gotën e një qumështi po rriten nxitimthi. Po ashtu, infrastruk­tura e varfër nënkupton se çmimi i energjisë elektrike është stratosfer­ik.

Për t’u maturuar si demokraci, Shqipëria duhet ta bëjë demokracin­ë sa më pak abstrakte. * kandidate për deputete e Partisë Demokratik­e të Shqipërisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania