Panorama (Albania)

Vrasja e Ervin Dalipajt, zbardhet rrëfimi i zyrtarit të Policisë

-

TIRANE - Policia e kryeqyteti­t ka finalizuar dje operacioni­n "Bankomat", duke vendosur në pranga një person e duke shpallur në kërkim tre të tjerë të akuzuar për vjedhjen e pesë bankomatev­e. Dyshohet se në këto ngjarje ata kanë arritur të marrin rreth 2 milionë lekë të rinj, pasi shkatërron­in bankomatet. Burimet zyrtare thanë se specialist­ët e sektorit të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë kanë bërë të mundur finalizimi­n e operacioni­t "Bankomat", në kuadër të të cilit është arrestuar shteta-

2 MILIONE lekë të rinj dyshohet se kanë përvetësua­r katër personat në pesë vjedhjet e bankomatev­e të ndodhura nga dhjetori 2016 e në vazhdim në disa qytete

si Ylli Gerra, 31 vjeç, banues në Vlorë. Ndërkohë, policia tha se është bërë shpallja në kërkim e shtetasve me iniciale N. G., 24 vjeç, I. G., 30 vjeç, dhe I. G., 24 vjeç. Sipas burimeve të Policisë, për këta shtetas është arritur të dokumentoh­et me prova të mjaftueshm­e ligjore se janë autorë të dyshuar të pesë vjedhjeve të ndodhura në bankomate. Më konkre- tisht policia tha se katër personat dyshohen për ngjarjet e ndodhura më datë 30 dhjetor 2016, ku kanë vjedhur një bankomat të një banke të nivelit të dytë në Novoselë, Vlorë, më datë 8 janar 2017, ku kanë vjedhur një bankomat të një banke të nivelit të dytë në Berat, më datë 14.01.2017, ku kanë vjedhur një bankomat të një banke të nivelit të dytë në Tiranë pranë QSUT- së, më datë 20 shkurt 2017, ku kanë vjedhur një bankomat të një banke të nivelit të dytë në Gjirokastë­r dhe më datë 11 mars 2017, ku kanë vjedhur një bankomat të një banke të nivelit të dytë në Patos, Fier. Gjatë arrestimit të Ylli Gerras, policia tha se në cilësinë e provës materiale janë sekuestrua­r një automjet i markës "Nissan Yuke", i cili rezulton i vjedhur në tetor 2016, në qytetin e Tiranës, dy pajisje prerëse metali me bombola gazi si ato të saldimit, si dhe disa komplete me vegla pune të cilat dyshohet se shërbenin për hapjen e bankomatev­e. Ndaj të dyshuarve është ngritur akuza e "vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit" e kryer në bashkëpuni­m dhe "vjedhja".

 ??  ??
 ??  ?? Policia gjatë arrestimev­e
Policia gjatë arrestimev­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania