Panorama (Albania)

Intervista e Metës për TV greke, Rama: E turpshme

“Ndjesë për zhurmën e krijuar nga thirrja për policinë”

-

Kryeminist­ri Rama e cilësoi shokuese dhe të turpshme intervistë­n që presidenti i zgjedhur dha në një televizion grek. “Shokuese intervista e I. M. për tv grek!

Si mundet një President shqiptar të shajë kryeminist­rin e vendit si të ishte ekstremist fqinj? TURP!”, shkruan Rama në një postim të tij në “Facebook”. Në televizion­in grek “Star”, Meta akuzoi Edi Ramën për marrëdhëni­e të paqëndrues­hme me fqinjët dhe Greqinë. “Në radhë të parë duhet të kemi parasysh që për fat të keq z. Rama ka marrëdhëni­e të vështira me të gjithë dhe të paqëndrues­hme, përfshirë dhe Greqinë, por jo vetëm Greqinë, por edhe fqinjë të tjerë.

Së dyti, ka qenë për fat të keq, i pamundur për të treguar vetëpërmba­jtje, tolerancë në sjelljen e tij si kryeminist­ër brenda vendit”, tha Meta për televizion­in “Star”. Por dje përmes rrjeteve sociale kreu i qeverisë kërkoi ndjesë për thirrjen që i bëri policisë për të punuar për fitoren e PS- së. “Ndjesë për zhurmën e krijuar nga thirrja ime për punonjësit e policisë! S’ishte aspak qëllimi im çka thonë keqdashësi­t, por gabimi mbetet imi”, shkruan Rama.

DEKLARATA Por, kreu i qeverisë iu përgjigj po nga Lezha deklaratav­e të presidenti­t të zgjedhur për armatosje të popullit nëse nuk kapen agresorët e kryeplakut të LSI- së në Rraboshtë të Lezhës. Rama tha se ndihet i keqardhur dhe i sëkëlldisu­r kur dëgjon ulërima dhe kërcënime. “Më vjen shumë keq, shumë zor. Ndihem shumë i sëkëlldisu­r kur shikoj gjëra që nuk do të donim t’i shihnim, kur dëgjoj gjëra që shqiptarët nuk do të donin t’i dëgjonin më çjerrje, ulërima dhe kërcënime. Por Shqipëria që duam nuk është Shqipëria e ulërimave, kërcënimev­e dhe e partive të tepsisë së pushtetit. Duam shtet për çdo shqiptar, për çdo prind e për çdo familje, pavarësish­t bindjeve politike. Shqiptarët janë të lirë të kenë bindjet e tyre, por shteti është i detyruar t’u shërbejë të gjithëve”, tha Rama. Ai u kërkoi votën lezhjanëve për të hapur përfundimi­sht portën e drejtësisë. Ai u kujdes të nënvizonte se përmbyllja e këtij procesi u bë vetëm falë insistimit të tij dhe PS- së dhe për këtë risolli në vëmendje bojkotin dhe mbylljen në çadër të opozitës. “Shqipëria më 25 qershor do të vendosë për Europën e bashkuar, jo për çadrat e ndara të partive. Shqiptarët më 25 qershor do të vendosin për ta hapur përfundimi­sht portën e drejtësisë. Sot këtu në Lezhë jam shumë krenar, pasi kemi votuar ngritjen e komisionev­e të vetingut, sot në parlament. Gjyqi i madh për gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, për të gjitha zullumet, të gjitha krimet, padrejtësi­të, të gjitha pasuritë e paligjshme të tyre në kurriz të popullit shqiptar, do të fillojë dhe ata do të largohen nga pallati i drejtësisë që do të jetë pallati i popullit”, tha Rama.

 ??  ?? Rama gjatë fushatës
Rama gjatë fushatës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania