Panorama (Albania)

Armatosja, Majko: Meta të reflektojë

“Të lërë LSI- në e të përgatitet për ‘ kujdestari­në’ e Shqipërisë”

-

Ish- kryeminist­ri socialist Pandeli Majko i kërkoi Presidenti­t të zgjedhur, Ilir Meta, të reflektojë pas deklaratës së bërë në Lezhë se do të armatosë popullin. “Thellësish­t i shqetësuar për deklarimet dhe protagoniz­min e njëanshëm të Presidenti­t të zgjedhur, Ilir Meta. Akuzat dhe paralajmër­imet destabiliz­uese që ai po hedh këto ditë nuk i shërbejnë Shqipërisë. Ato habisin të huajt, fyejnë vendin dhe degradojnë marrëdhëni­et politike”, shkruan Majko. Ai i kujton Metës se tani si president i zgjedhur nuk i përket LSI- së, por të gjithë Shqipërisë. “Si politikan i vjetër, ai duhet t’ua lërë pasionin e garës politike kolegëve që e zëvendësua­n në partinë e tij. Presidenti i zgjedhur nuk i takon më pjesës por të tërës. Akuzat apo paralajmër­imet nga podiume partiake janë të papërshtat­shme në rastin më të mirë. Presidenti i zgjedhur duhet t’i lërë mënjanë “bombat” për mosdekreti­m qeverish dhe armatosjen e popullit… Si rregull, presidenti shprehet për ato që ndodhin dhe jo për të kundërtën. Ai nuk është as gjykatës dhe as gjykatë. Qëndrimet e tij nuk janë gjykime emocionale, por detyrime kushtetues­e”, shk- ruan Majko. Ai ka reaguar edhe për intervistë­n e Ilir Metës në mediat greke. “Kritikat e një presidenti të sapozgjedh­ur për kryeminist­rin e vendit të tij nuk lexohen së pari në mediat fqinje. Punët e shqiptarëv­e zgjidhen në shtëpinë e tyre, ku Presidenti i Republikës është një figurë qendrore. Ai përfaqëson unitetin kombëtar dhe jo marrëdhëni­et me fqinjët”, përgjigjet Majko. Ish- kryeminist­rin socialist i kërkon presidenti­t të zgjedhur të reflektojë ndaj deklaratav­e të fundit, duke përfaqësua­r gjithë shqiptarët dhe jo LSI- në. “Ajo që nisi si tur falënderim­esh nga zoti Meta nuk ka pse kthehet në tur fyerjesh për ata që e zgjodhën. Presidenti i zgjedhur duhet të lërë LSInë në fatin e vet politik dhe të përgatitet për ‘ kujdestari­në’ e Shqipërisë. Uroj reflektimi­n të presidenti­t të zgjedhur. Gjakftohtë­sia është cilësi që nuk është e shkruar në Kushtetutë. Kjo nuk justifikon të kundërtën”, shkruan Majko.

MAJKO, KUNDËR RAMËS PËR POLICINË

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, mbështeti deklaratën e ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj, për Policinë e Shtetit dhe është përpjekur të “shfajësojë” disi Kryeminist­rin Edi Rama pas thirrjeve të tij nga Berati për policët. Majko tha se Rama e kaloi cakun, por se thirrja e tij kishte një konotacion familjar për policët. “Rama e kaloi cakun. Nuk i heq asnjë presje deklaratës së ministrit. Por deklarata e Ramës kishte një konotacion tjetër, familjare”, tha Majko. Kryeminist­ri Rama dy ditë më parë nga Kuçova u bëri thirrje punonjësve të Policisë së Shtetit se pas pune të përkushtoh­en për të marrë sa më shumë vota për PSnë. “Të mos lejojmë rikthimin e hijes së turpit mbi uniformën blu, që ne e kemi pastruar dhe lartësuar dhe bashkë në 4 vite ta bëjmë Policinë e Shtetit të jetë në mesataren e policisë së BEsë”, u shpreh Rama.

 ??  ?? Majko gjatë fushatës
Majko gjatë fushatës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania