Panorama (Albania)

BASHKËQEVE­RISJA

-

Astrit Patozi e ka cilësuar si problemin kryesor të kësaj fushate zgjedhore legjendën që po qarkullon se do të ketë një bashkëqeve­risje PS- PD pas zgjedhjeve. “Problemi kryesor në këtë fushatë për PD- në për të cilën jam i shqetësuar është fakti se qarkullon një legjendë e cila nuk po fashitet, sipas së cilës pas zgjedhjeve do të ketë një koalicion të madh mes PS- PD. Në rast se kjo javë e fundit që ka ngelur nuk do ta ndajë përfundimi­sht Partinë Demokratik­e nga kjo legjendë sigurisht që pasojat do të jenë mjaft të rënda dhe do të jetë përgjegjës­ia vetëm e Z. Basha”, tha Patozi.

Kryeminist­ri Edi Rama dhe deputeti demokrat Astrit Patozi nuk e shmangën dot një debat mes njëri- tjetrit edhe në seancën e jashtëzako­nshme, ku u votuan emrat e njerëzve të drejtësisë që do të bëjnë vetingun.

Një batutë e kreut të qeverisë se ndihej i keqardhur për mungesën në parlamenti­n e ardhshëm të Topallit dhe Patozit nxitën deputetin e PD- së të kërkonte një replikë, e cila u refuzua nga kryeparlam­entari Ilir Meta. Megjithatë, replikën e tij për mungesën në parlament dhe një këshillë për marrëdhëni­en me kreun e PD- së Basha deputeti demokrat ia rezervoi kryeminist­rit në oborrin e parlamenti­t. Ka qenë vetë Rama që

në fund të seancës i ka kërkuar deputetit demokrat t’i tregojë se çfarë replike kërkoi të bënte në foltore. Por reagimi i Patozit nuk ka qenë aspak miqësor me Ramën, duke i kujtuar se do të rikthehet në parlament dhe do ta ketë gjithmonë kundërshta­r.

DEBATI I PLOTË Edi Rama: Nuk besoj se do të merreshe prapë me veshjen dhe me bluzën time këtë radhë.

Astrit Patozi: Po ta them këtu, që ta mbash mend. Meqë e dije përpara se unë do të ikja, tani po thua që e ditke edhe se kur do të kthehem në parlament. Është e vërtetë se do të kthehem, por jo për llogaritë e tua dhe të dikujt tjetër. Pa dyshim që do të më kesh përballë, por për arsyet e mia. Dhe rri i qetë se nuk ta prish deri më 25 qershor marrëdhëni­en me atë tjetrin.

Edi Rama: Po pse m’i thua mua? Unë që t’i do të ikje e kam ditur që më përpara.

Astrit Patozi: Marrëdhëni­en tënde me atë unë nuk ta prish.

Edi Rama: Ç’marrëdhëni­e mes të dyve mo?

Astrit Patozi: Atë marrëdhëni­en pra që ke me atë tipin. Atë e ke ekskluzive, mbaje.

Edi Rama: O Astrit e di kur ke ikur ti?

Astrit Patozi: Hë, kur kam ikur?

Edi Rama: Ke ikur kur ke dhënë intervistë­n te “Top Channel”.

Astrit Patozi: unë.

Edi Rama: Atëherë ke ikur ti. Atëherë çfarë më thua mua? Ma ngjit mua fajin kot. Edhe thua pastaj Edi Rama diktator...

Astrit Patozi: Po puna është që s’kam ikur. Edhe ti e di që s’kam ikur, ngaqë e di që s’kam ikur flet.

Edi Rama: Po do të kthehesh, ta thashë unë që do të kthehesh. Atë e di

REAGIMI Deputeti demokrat, Astrit Patozi, ka shpjeguar edhe një herë marrëdhëni­en që do të ketë me Partinë Demokratik­e, pavarësish­t se nuk do të jetë në parlament. Kreu i PD- së Basha nuk e përfshiu Patozin në listën e kandidatëv­e për deputetë, por sipas deputetit demokrat Basha e ka gjetur dhe do ta lërë kur të largohet në PD.

“Kush mendon se unë kam ardhur për të dorëzuar testamenti­n politik e ka shumë gabim. Kush mendon se marrëdhëni­a ime me Partinë Demokratik­e varet nga humori i Lulzim Bashës e ka shumë gabim dhe nuk ka kuptuar asgjë nga kjo histori, sepse Lulzim Basha më ka gjetur në PD dhe do të më lërë po aty kur ai të largohet. Për herë të parë në historinë e PD- së forca jonë politike nuk merret seriozisht nga kundërshta­ri. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë. Është një fushatë që përçmon PDnë duke filluar nga flamuri, simbolet, kryetari dhe përfaqësim­i politik i PD- së”, tha Patozi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania