Panorama (Albania)

PROGRAMI I PD

-

TAKSAT

Tatimi mbi vlerën e shtuar ( TVSH), 15% Pagat deri në 30.000 lekë me tatim 0 %, mbi këtë shumë 9% Taksë e sheshtë ( tatimfitim­i, të ardhura), 9% Taksa për dividendin 0 % S’do ketë asnjë ngritje taksash për 4 vite Taksë fikse për biznesin e vogël, që përmbledh të gjitha taksat së bashku e që nuk e kalon 1,5% të xhiros vjetore;

Ulja e taksës për transferim­in e pronësisë nga 15%, në 3% Krijimi i tregut privat të kapitaleve, duke ofruar përjashtim nga tatimi mbi fitimin për 2 vitet e para të të gjitha kompanive, që arrijnë të shkëmbejnë në bursën shqiptare.

PENSIONET DHE FAMILJET NË NEVOJË

Pensioni minimal do të bëhet 25 mijë lekë në muaj për të gjithë pensionist­ët shqiptarë

Skema private te pensionet, përmes kolonave të dyta dhe të treta sipas parimit “kontribuo që të kesh më shumë”. Këto kontribute do të jenë të trashëgues­hme.

Faturat e energjisë deri në 300 kw dhe faturat e ujit për konsumin jetik do të paguhen nga shteti për të gjitha familjet në nevojë

Çdo familjeje shqiptare do t’i garantohet minimumi jetik nga shteti

PRONAT, TË PËRNDJEKUR­IT, LEGALIZIME­T

Kompensimi për ish- pronarët do të bëhet sipas vlerës së tregut

Kompensimi i të përndjekur­ve politikë do të kryhet brenda vitit 2021

Proceset e legalizimi­t, bashkë me hartimin e një rregulli kombëtar të zhvillimit hapësinor, do të mbyllen brenda vitit 2018

ARSIMI

Dita e shkollës do të bëhet me orar të plotë, 8: 00 deri në 16: 00. Nxënësit do të dalin nga shkolla, atëherë kur dalin prindërit nga puna; Dreka e paguar nga shteti për çdo fëmijë nga 5- 18 vjeç; Asnjë student shqiptar që pranohet në universite­tet publike, nuk do ngelet pa shkollë për shkak të pagesës;

10.000 stazhe me pagesë për studentët shqiptarë pas përfundimi­t të studimeve çdo vit, të paguara me 20.000 lekë në muaj, me qëllim aftësimin profesiona­l dhe punësimin

BUJQËSIA

150 milionë euro në vit investime në bujqësi nga këto; 100 milionë euro do të jetë financimi i drejtpërdr­ejtë për fermerët dhe të gjithë zinxhirin agro- përpunues;

50 milionë euro do të jenë investimet në infrastruk­turë, si vaditje, kullim, rregullim tregjesh dhe siguri ushqimore;

Doganat do t’i pengojnë të gjitha produktet dhe nënprodukt­et bujqësore, që konkurrojn­ë në mënyrë të pandershme prodhimet shqiptare përmes tarifave proporcion­ale apo doganore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania