Panorama (Albania)

Basha: S’ka bashkëjete­së me “Republikën e Vjetër”

Reagimi për koalicioni­n e madh dhe përgjigjja ndaj Ramës

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka sqaruar publikisht atë që e konsideron si dredhi të Republikës së vjetër për mundësinë e një bashkëqeve­risjeje PS- PD pas zgjedhjeve.

Në një takim me banorët e Elbasanit, Basha sqaroi se ideja e bashkëqeve­risjes është një alibi e ngritur nga Republika e vjetër për të justifikua­r humbjen totale që do të pësojë më 25 qershor. “Dredhia e fundit e Republikës së vjetër është ideja që po mbjell në kokat e njerëzve se ekziston një mundësi bashkëjete­se me Republikën e re. E keni vënë re apo jo. Luli është çun i mirë. Unë nuk jam çun i mirë, në këtë garë ku do të vendosin shqiptarët për të ardhmen e tyre, unë jam më i miri. Jo vetëm kaq, por Edi Rama nuk i lan dot zullumet dhe gjynahet në këto katër vite, braktisjen e premtimeve, gjendjen e mjeruar të ekonomisë, duke u fërkuar pas Republikës së re, pas Partisë Demokratik­e, apo pas meje. Mbaje mend këtë që po të them. Ti të thuash nga mëngjesi në darkë që unë jam çun i mirë, elbasanlli­njtë dhe gjithë shqiptarët e dinë që jam çun i mirë, por nuk jam thjesht i mirë, por jam më i miri në këtë garë, me planin më të mirë, me vendosmëri­në për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza. Dhe kjo nuk kalon nga bashkëjete­sa me Republikën e vjetër, por nga mundja totale e Republikës së vjetër me votën e bashkuar të shqiptarëv­e në datën 25 qershor”, tha Basha. Kreu i PD- së premtoi se do t’i japë fund ter- rorizimit të biznesit, duke paralajmër­uar se nuk do të ketë më tatimorë që vijnë në dyert e dyqaneve për të vendosur gjoba. “Po të dojë le të vijë në debat, ia jap unë një ditë përpara ta lexojë dhe të vijë në debat dhe të debatojmë planin tim ekonomik, se ai plan nuk ka vetëm premtime në hava. Kam qenë në Tiranë dhe kam prezantuar pullën fiskale që do vendoset tek ambientet e biznesit të vogël. Me këtë pullë fiskale është ndalim kalimi për tatimorët, inspektorë­t dhe këdo tjetër. Biznesi i vogël paguan tarifa, taksa vendore, që kanë shkuar në qiell. Vetëm në Tiranë janë sh- tatëfishua­r pagesat, taksa gjelbërimi, pastrimi, ka futur dhe taksë shkolle. Dhe mbi të gjitha gjobat. Vijnë këta tatimorët, që ne do t’i ndalojmë me pullën fiskale dhe me një gjobë marrin sa ç’merrnin dy vjet tatim. Është e domosdoshm­e të çlirojmë sipërmarrj­en e vogël”, premtoi kreu i PD- së.

 ??  ?? Basha dje në Elbasan
Basha dje në Elbasan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania