Panorama (Albania)

U kap me farë kanabisi, 30 ditë burg për francezen

-

TIRANE - Gjykata për Krimet e Rënda caktoi dje masën e sigurisë "arrest në burg" me afat 30- ditor për një shtetase franceze, të dyshuar për "trafik të narkotikëv­e". Marion Anastasia Coudair, 21 vjeç, u arrestua pak ditë në pikëkalimi­n kufitar të Qafë- Thanës. Ajo mbante në çantën e saj personale të shpinës një sasi prej 117 farash të dyshuara si fara të bimës narkotike kanabis sativa. Coudair u paraqit në mesditë në Gjykatën për Krimet e Rënda, ku mbajti qëndrim mohues në lidhje me dyshimet e prokuroris­ë. Burime brenda sallës së gjyqit pohuan se e dyshuara pohoi se farat i ka blerë gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri me mendimin se ishin për konsum si fara të thata dhe se nuk ishte në dijeni të faktit se ishin fara të një bime narkotike. Mbrojtësi ligjor i saj në sallën e gjyqit, avokati Stefan Topalli, i kërkoi gjykatës caktimin e një mase me afat. Gjatë kësaj kohe avokati kërkoi kryerjen e një aktekspert­imi shkencor për të provuar nëse farat e gjetura në çantën e francezes Coudair janë apo jo fara të bimës narkotike. Nga ana tjetër, përfaqësue­sja e prokuroris­ë në sallën e gjyqit kërkoi caktimin e masës "arrest në burg" për të dyshuarën. Prokurorja ka pretenduar se Coudair dyshohet të ketë konsumuar elementë të veprës penale të "trafikimit të narkotikëv­e", mbetur në tentativë. Sipas Prokuroris­ë, e dyshuara Coudair është ndaluar, teksa po dilte nga Shqipëria në bordin e një mjeti "Mercedes Benz" të drejtuar nga shtetasi shqiptar M. Sh. Në të njëjtin mjet ishte edhe një shtetas ukrainas, me të cilin ishte takuar rastësisht në të njëjtën ditë. Drejtuesit i mjetit M. Sh. ka pohuar se ata i kishin bërë autostop pak kilometra larg doganës. Ai i ka marrë ata në automjet, por nuk ka mundur të komunikojë me ta, pasi ai nuk di asnjë gjuhë të huaj. Pasi u njoh me pretendime­t e palëve, gjykata caktoi masën "arrest në burg" me afat 30- ditor për francezen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania